By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një punonjës në spitalin e Prilepit vodhi afër 35 mijë euro, dënohet me dy vjet burg me kusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një punonjës në spitalin e Prilepit vodhi afër 35 mijë euro, dënohet me dy vjet burg me kusht
Maqedoni

Një punonjës në spitalin e Prilepit vodhi afër 35 mijë euro, dënohet me dy vjet burg me kusht

admin
Last updated: 23/07/2025 17:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prilep, 23 korrik – Gjykata Themelore në Prilep vendosi një dënim me burg me kusht prej dy vitesh kundër një punonjësi të spitalit të Prilepit, i cili, midis gushtit 2024 dhe prillit 2025, përvetësoi në mënyrë të paligjshme 2.110.640 denarë (afër 35 mijë euro) të mbledhur nga pacientët.

Siç njoftoi Drejtoria e Policisë Financiare, zyrtari nga Spitali i Përgjithshëm i ISHP-së “Borka Taleski” – Prilep kreu veprën penale të përvetësimit në detyrë, në përputhje me nenin 354 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Edhe pse i akuzuarii i ktheu fondet, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim me kusht prej dy vitesh, të cilin nuk do ta vuajë nëse nuk kryen një krim të ri në katër vitet e ardhshme.

“Ky rast është pjesë e një hetimi më të gjerë nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila ka analizuar operacionet financiare të spitalit të Prilepit për muaj të tërë dhe në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike. Kthimi i parave nuk e përjashton nga përgjegjësia, drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Dëmtimi i buxhetit publik, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, është i papranueshëm dhe çdo përpjekje për të fshehur ose injoruar veprime të tilla përbën kërcënim për besimin e qytetarëve në institucione”, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: VLEN-in po e pret një humbje e rëndë për shkak të politikave izolacioniste dhe korrupsionit
Next Article Banorët e shtëpive ankohen për erën e keqe nga koshat e stërmbushur të mbeturinave që nuk pastrohen rregullisht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?