By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më
Shqipëri

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

admin
Last updated: 25/05/2025 12:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale të jetës së saj: humbjen e bashkëshortit, Gerti Bogani.

Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, Edlira foli për dhimbjen që vazhdon të mbajë brenda vetes dhe për vështirësinë më të madhe – t’ua tregonte lajmin fëmijëve.

Një rrëfim i rrallë dhe prekës, që tregoi edhe një herë forcën e një gruaje që, pavarësisht dhimbjes, ka zgjedhur të mbetet zë i fuqishëm për të tjerët.

“Mijëra njerëz pritën me orë të tërë në homazhe dhe e nderuan siç e meritonte kanë kaluar disa muaj nga largimi i jetës. Nuk ka përfunduar asnjëherë grupi i madh i njerëzve që më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ‘unë nuk të njoh, dua thjesht të jap një përqafim’. Kjo është dhe një vlerësim ndaj figurës së tij, dhe këtë kanë fatin ta shohin dhe fëmijët tanë. Nuk prisja numër aq të madh. Njerëz që nuk i njeh por me zemrën e madhe që ka shqiptari, vijnë dhe të japin forcë. Është një bekim. Është aty dhe do të qëndrojë gjithmonë aty. Unë dua ta kujtoj atë ditë, dua ta kujtoj si një mësim që jeta ta jep, në këtë botë jemi kalimtarë dhe nuk kemi kontroll mbi jetën, botën asgjë. Ajo që kemi në dorë është të përdorim jetën për t’i dhënë botës një dritë më shumë. Gerti arriti ta bënte këtë.

Një miku im që kishte kaluar shumë probleme në jetë më tha ‘ti nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke’. Unë e di që këtë gjë nuk e kam vetëm unë, e kanë dhe gratë shqiptare që janë mësuar me sfida dhe janë mësuar të marrin situatën në dorë. E kam mësuar nga gratë që unë punoj, ato janë modeli im dhe unë do jem një model për to.

Më thonin ‘do kalojë’, nuk kalojnë dhimbje të tilla. Thjesht mësohesh të vendosësh maskën dhe të ecësh para për hir të trashëgimisë, misionit që ka lënë pas dhe për hir të fëmijëve. Ata nuk meritojmë më shumë dhimbje se ajo që kanë kaluar. Në përditshmëri dukesh sikur e vazhdon përditshmërinë, por është pa ngjyrat që kishte.

Gjëja që më mungon më shumë është këshilla, që është e drejtë. Më mungon dhe telefonata që bën kur të ndodh diçka e bukur. E ndjej gjithmonë dhe e kam aty. Ai ishte unë dhe unë isha ai”, tha ndër të tjera ajo.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shenjat e ekzemës/ Mjekët: Njolla të kuqe, kruarje dhe acarim të lëkurës
Next Article Një 19-vjeçar humb jetën pas një aksidenti tragjik në punë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?