By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një shkëmb gjigant në mes të supermarketit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Një shkëmb gjigant në mes të supermarketit!
Showbizz

Një shkëmb gjigant në mes të supermarketit!

admin
Last updated: 03/08/2025 17:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka shumë gjëra që mund të presësh të gjesh në një supermarket, por një shkëmb gjigant sigurisht që nuk është një prej tyre. Qendra Tregtare Viimsi në qytetin Haabneeme të Estonisë është e famshme për një shkëmb gjigant në mes të saj. Në fakt ka shumë gjëra që mund të presësh të gjesh në një supermarket, por një shkëmb gjigant sigurisht që nuk është një prej tyre. Dhe megjithatë, në këtë supermarket estonez, një shkëmb gjigant me një perimetër prej 22 metrash dhe një lartësi rreth 6 metra (duke përfshirë edhe pjesën e groposur) është një nga atraksionet më të mëdha për vizitorët.

Ky shkëmb ka qenë aty shumë përpara se pronarët e qendrës tregtare të hartonin planet e tyre për ndërtimin e biznesit, për të qenë më të saktë, rreth 10,000 vjet më parë, por u zbulua vetëm kur u hapën themelet, në shtator të vitit 2014. Punëtorët fillimisht kishin ndërmend ta shpërthenin në copëza, por banorët vendas kundërshtuan planet dhe më vonë u zbulua se shkëmbi ishte në fakt një “shkëmb erratik” i përshtatshëm për status mbrojtjeje.

Shkëmbinjtë erratikë janë shkëmbinj të formuar dhe bartur nga akullnajat, që lëvizin në një vend tjetër gjatë një periudhe të gjatë dhe mbeten aty kur akullnaja shkrihet. Ata shpesh kanë një përbërje të ndryshme nga shkëmbinjtë lokalë, duke dhënë të dhëna të vlefshme gjeologjike mbi akullnajat dhe epokat e akullnajave të së kaluarës. Estonia ka me mijëra shkëmbinj të tillë erratikë, por ai në mes të Qendrës Tregtare Viimsi besohet të ketë mbërritur aty të paktën 10,000 vjet më parë, rreth kohës kur përfundoi epoka e fundit e akullnajave.

“Është e turpshme të shkatërrohet një shkëmb kaq i çmuar!”, thanë njëzëri banorët e Haabneeme-së kur punëtorët vendosën ta shpërthenin dhe pasi gjeologët konfirmuan natyrën e tij erratike, zhvilluesit nuk patën zgjidhje tjetër veçse të ndryshonin planet.

Gjetja e një vendi tjetër për qendrën tregtare nuk ishte një opsion i mundshëm, pasi kompania kishte investuar tashmë shumë para në projekt, kështu që u vendos të ndërtohej rreth shkëmbit gjigant. Kur Qendra Tregtare Viimsi u hap për herë të parë, para një dekade, shkëmbi binte në sy si një gungë e madhe në mes të supermarketit, por me kalimin e viteve njerëzit u mësuan me të dhe supermarketi gjeti mënyra të ndryshme për ta bërë atë të dukej më natyral, si për shembull duke e përdorur si një vend për ekspozimin e veprave artistike.

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish
Next Article Njeriu i mbi 180 rekordeve botërore thyen edhe një rekord botëror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?