By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një tjetër yll i madh i jep lamtumirën Kombëtares së Kroacisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Një tjetër yll i madh i jep lamtumirën Kombëtares së Kroacisë
Sport

Një tjetër yll i madh i jep lamtumirën Kombëtares së Kroacisë

admin
Last updated: 14/08/2024 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollisti i Al-Nassr dhe i kombëtares kroate, Marcelo Brozovic vendosi t’i japë fund karrierës së tij në kombëtare dhe gjithçka ka bërë të ditur përmes një letre në të cilën falënderon lojtarët, tifozët dhe trajnerët.

Mesfushori 31-vjeçar me përvojë ka qenë një ingranazh i rëndësishëm në përpjekjet e Kroacisë drejt sukseseve historike si vendi i dytë dhe i tretë në kampionatin botëror. Besim të madh tek ai kishte përzgjedhësi Zlatko Daliq, i cili besimin e investuar e mori me luftën në fushë.

Mirëpo, edhe pse pritej të luante për disa kohë për kombëtaren pasi nuk është “i pjekur” për pension për shkak të moshës, Brozovic i ka dhënë lamtumirën e fundit fanellës kroate në letrën e sotme drejtuar publikut.

Kështu Brozovic iu bashkua Domagoj Vidës, i cili gjithashtu u tërhoq nga kombëtarja këtë verë.

“Ju më njihni aq mirë sa të dini që nuk jam një për shumë fjalë, kështu që në fakt vetëm një numër do të mjaftonte për këtë letër lamtumire. 99. Kam pasur nderin të luaj shumë herë për ekipin kombëtar të futbollit kroat dhe unë me atë numër do ta mbyll karrierën time në kombëtare”.

“Gjithmonë kam dhënë qind për qind, energji, forcë dhe pasion për Kroacinë. Ky është standardi që e kanë vendosur shumë lojtarë të mëdhenj para meje, standardi për të cilin kemi aspiruar të gjithë në këtë brez të paharrueshëm dhe standardi për të cilin duhet të përpiqet të gjithë ata që vijnë”, ka thënë ndër të tjera Brozovic në letrën e lamtumirës.

Mesfushori me eksperiencë nga Zagrebi e nisi karrierën në kombëtare në vitin 2014 dhe pas saktësisht 10 vitesh i erdhi fundi momentit. Në 99 paraqitjet e lartpërmendura, ai shënoi shtatë gola.

Brozovic do të vazhdojë karrierën e tij në klub ku aktualisht mban fanellën e Al-Nassr. Më parë, ai la gjurmë të thella në Inter dhe Dinamo Zagreb, si dhe luajti për Hrvatski Dragovoljac dhe Lokomotiva Zagreb.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të miturit në timon, për një muaj 157 gjoba nga Policia e Tetovës
Next Article Katër automjete janë përplasur në rrugën eksprese Shtip – Radovish

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?