By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një varg pikëpyetjesh para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një varg pikëpyetjesh para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Maqedoni

Një varg pikëpyetjesh para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

admin
Last updated: 01/04/2025 08:38
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Afati njëmujor po rrjedh dhe po pritet caktimi i datës nga presidentja e Shtetit.

Por, çështja është se ka shumë pikëpyetje para seancës konstituive, raporton Agjencia e lajmeve Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para në zgjedhje i ka 48 deputetë. Duket se llogarit sigurt se do t’i këtë edhe votat e dhjetë deputetëve të komunitetit joshumicë si dhe të deputetit serb Nenad Rashiq, që i bie në variantin më të mirë t’i ketë gjithsej 59 vota.

Si do ta bëjë Vetëvendosje minimumin e domosdoshëm prej 61 votash?

Përderisa PDK-ja LDK-ja dhe AAK-ja nga dita në ditë përsëritin qëndrimin e tyre se refuzojnë çfarëdo mundësie për ndërtimin e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, Nisma Socialdemokrate ka shfaqur gatishmëri për bisedime për krijimin e institucioneve të reja. Mirëpo, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim se Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate të kenë biseduar. Nisma Socialdemokrate mohoi informacionin e publikuar në media se tre deputetët e saj mund ta votojnë qeverinë, pa hyrë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.

“Nisma Sociademokrate nuk voton asnjë qeveri, për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”, tha Fatmir Matoshi nga kjo parti.

Nuk përjashtohet mundësia që Vetëvendosje të hyjë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës edhe pa marrëveshje paraprake, qoftë me parti, qoftë me deputetë opozitarë individualisht me shpresën se ndonjë nga deputetët mund të votojë formimin e qeverisë.

“Do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit, të cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët, të cilët do t’i kemi”, tha Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, po qe se Vetëvendosje nuk  ia del të krijojë qeverinë, pikëpyetje  e madhe është nëse edhe partitë opozitare  do të arrijnë konsensus për formimin e Ekzekutivit. Duket se kërkesa e LDK-së që t’i jepet postin  e kryeministrit ose ajo mbetet përfundimisht në opozitë, është pengesë kryesore, siç e kanë thënë hapur apo më pak hapur edhe dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, pikërisht në këtë kohë u bë publike akuza e shefit të grupit parlamentar të LDK-së në ish- legjistlaturën Arben Gashi për “skemë të organizuar kriminale: në vjedhjen e votave në diasporë, që duket se hapi një debat brendapartiak.

“LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë”, shkroi Abdixhiku, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Rrini të qetë! LDK është e fortë, unike e përtërirë!  Kurrë më bashkë se sa sot! Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më!  Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili!”, u shpreh Abdixhiku.

Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Ai për Ekonomia Online tha se kjo është një përpjekje për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

“Këta e kanë synimin t’i shtyjë zgjedhjet sa më shumë, me gjasë t’i shtyjë zgjedhjet rreth vjeshtës, që t’i shpallin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale”, tha Demhasaj.

Ndërsa, profesori universitar Milazim Krasniqi mendon se Kosova nuk e ka komoditetin që asnjë ditë të vetme ta zvarrisë formimin e qeverisë.

“Kosova momentalisht është nën sanksione të BE-së, është nën presion dhe izolim amerikan, është në krizë të theksuar ekonomike, me mungesë të investimeve të jashtme. Kështu që sa më shpejt të formohej qeveria do të ishte aq më mirë, por po them me këtë mungesë vullneti dhe këtë lloj komoditeti, indikator nuk po ka që do të lëvizet shpejt”, tha Krasniqi. /Ekonomia Online/

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bëhen ​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Next Article KFOR: Kemi rreth 4700 trupa në Kosovë, të gatshëm për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të mundshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?