By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njeriu që shpëtoi Primo Levin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Njeriu që shpëtoi Primo Levin
Kulturë

Njeriu që shpëtoi Primo Levin

admin
Last updated: 28/03/2024 11:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga: Dashnor Kokonozi

Fjalët e Primo Levit se “është falë Lorencos që sot jam gjallë”, mbetën për shumë kohë disi enigmatike. Kush ishte ky Lorenco që në Aushvic e shpëtoi shkrimtarin e ardhshëm?

Kjo pyetje e mundoi për shumë kohë edhe historianin Carlo Greppi, që ka trajtuar në shumë vepra e emisione të Rai 3 problemin e Shoah. Ai është edhe autor i një romani me këtë temë: Mos rri mbrapa (Feltrinelli 2016), por edhe i librave të tjerë si Ishim më mirë kur ishim më keq, Historia je ti etj.

Gjetjes së njeriut që shpëtoi Levin ai ia ka kushtuar librin Njeri pa fjalë.

Ky njeri është Lorenco Perrone, një piemontez aty te dyzet vjetët, jo fort i arsimuar e pa shumë fjalë, i cili në atë kohë punonte si murator në afërsi të kampit Aushvic III.

Primo Levi, që rridhte nga një familje e madhe hebreje e Torinos, ishte diplomuar për kimi dhe në dhjetor 1943 u arrestua nga milicia fashiste – për t’u dërguar në Aushvic më 22 shkurt 1944.

Ishte njëzet e katër vjeç dhe matrikulla e tij mbante numrin 174517

Bashkë me të, në Aushvic u dërguan edhe 650 persona të tjerë nga të cilët u kthyen vetëm 95 vetë.

Midis këtyre dy burrave që nuk i lidhte asgjë, pra midis një intelektuali piemontez dhe një murartori lindi një miqësi që do të sfidojë të keqen. Lorenco do të gjente mënyrën që të ndante me të kafshatën e bukës dhe supën. Kaq gjë bëri të mundur ta mbante Levin gjallë, sa kohë që të tjerët vdisnin njëri pas tjetrit, për të na dhënë më pas librat e shkëlqyer që shkroi.

Për nder të tij, Primo Levi do t’ua vërë fëmijëve emrat Liza, Lorenco e Renco.

Psikologjikisht, ata të dy ishin shënjuar për jetë nga kampi i vdekjes.

Levi do të vrasë veten më 1987, gjë që do të shtyjë Elie Wieselin të shkruajë se ai “vdiq në Aushvic dyzet vjet më pas”.

Një akt të tillë vetëvrasjeje e kishin bërë edhe mjaft emra të mëdhenj që i kishin shpëtuar Holokaustit, si: Paul Celan, Jean Améry, Bruno Bettelheim etj.

You Might Also Like

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!
Next Article “Miqësia mund të jetë puna më e rëndësishme e jetës suaj”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?