By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Novosella e Bogovinës drejt zbrazjes! Mungesa e investimeve dhe rrugët e shkatërruara po i largojnë banorët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Novosella e Bogovinës drejt zbrazjes! Mungesa e investimeve dhe rrugët e shkatërruara po i largojnë banorët
Maqedoni

Novosella e Bogovinës drejt zbrazjes! Mungesa e investimeve dhe rrugët e shkatërruara po i largojnë banorët

admin
Last updated: 27/09/2026 16:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 shtator argument.mk/ – Mungesa e investimeve dhe rrugët e shkatërruara po i largojnë banorët nga Novosella e Komunës së Bogovinës. Nga rreth 290 shtëpi sa kishin dikur, sot në fshat jetojnë vetëm rreth 100 familje. Rruga e ngushtë, e dëmtuar dhe pa mbrojtëse anësore nga magjistralja e deri në fshat, sipas kryetarit të Bashkësisë Lokale, Rizvan Islami, po thellon migrimin.

“Vite me radhë, jo tash, na është premtuar se do rregullohet rruga prej Bogovinës deri në Novosellë, mirëpo ja edhe ju, siç e keni parë, se as asgjë nuk ka lëvizur, edhe megjithëse 4 vite më përpara na është premtuar, bile edhe janë, po ku nuk e dimë, shtyllat për mbrojtëse, sepse vetë qytetarët e Novosellës kanë qenë në aeroportin e Shkupit dhe i kanë marrë mbrojtëset që i shihni këtu dhe i kemi vendosur, kemi sjellë edhe 2400 metra të tjera, mirëpo për shkak se mungonin shtyllat të mbrohen vendet ku ishte më rrezik, sepse shpesh në këtë rrugë kanë ndodhur incidente të tilla për shkak të ngushtësisë dhe rrugës së shkatërruar”, tha Rizvan Islami – kryetar i Bashkësisë Lokale.

Situata bëhet alarmante gjatë dimrit nga të reshurat e borës dhe ngricat. Për shkak të terrenit të ashpër, banorët shpesh detyrohen të paguajnë shuma të larta për transport me automjete xhip për raste urgjente drejt qytetit, ndërsa problem shtesë përbëjnë edhe rrëshqitjet e dheut nga hapja e rrugëve për shtëpitë e pushimit.

“Rruga shumë rrezik. Rrëshqet dimrit. Thonë që e pastrojnë, por ndonjëherë nuk e pastrojnë. Shumë rrezik është. Apelojmë që të vendosen mbrojtëset.”

Nga Komuna e Bogovinës thonë se kanë ndërmarrë masa për pastrimin e deponive dhe zgjerimin e trasesë në disa pjesë, ndërsa ndërhyrja në rrugë do të nisë vitin e ardhshëm.

“Pritet që vitin e ardhshëm të fillojë rikonstruktimi i kilometrit të parë të kësaj rruge! Ndërkohë disa aktivitete për zgjerimin e trasesë dhe pastrimin nga deponitë e egra janë ndërmarrë gjatë këtij viti.”

Me afrimin e stinës së dimrit, banorët e Novosellës kërkojnë nga komuna që të paktën të sigurojë urgjentisht shtyllat për mbrojtëset anësore që i kanë siguruar vetë, në mënyrë që të shmangen aksidentet me pasojë për jetën.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë
Next Article Ndryshimi i temperaturave, Memedi: Nevojitet konsumimi i lëngjev dhe pemëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?