By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk ndodhte prej 35 vitesh, asnjë vrasje nuk u regjistrua në Elbasan në vitin 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nuk ndodhte prej 35 vitesh, asnjë vrasje nuk u regjistrua në Elbasan në vitin 2024
Shqipëri

Nuk ndodhte prej 35 vitesh, asnjë vrasje nuk u regjistrua në Elbasan në vitin 2024

admin
Last updated: 05/02/2025 10:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ditën e sotme mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Proda ka vlerësuar punën e strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale.

Gjatë analizës rezultoi që gjatë vitit 2024, në qarkun e Elbasanit të mos kishte asnjë vrasje.

Ky rezultat mund të quhet një arritje për rekord, pasi nuk kishte ndodhur që nga viti 1989 që përgjatë një viti të mos regjistrohej asnjë vrasje në këtë qark.

Sakaq kryepolici Proda është ndalur në disa aspekte të punës policore dhe ka kërkuar përmirësim të parametrave gjatë vitit 2025, në drejtim të policimit në komunitet, me qëllim që çdo punonjës policie të jenë më afër qytetarëve dhe të kenë nën kontroll situatën kriminale dhe shtetasit me precedentë penalë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre, si dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha problematikave dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët, janë prioritare për t’u përmirësuar akoma më tej gjatë vitit 2025.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Man City nuk donte që talenti i madh të bëhej ‘një tjetër Cole Palmer’ për Chelsean
Next Article Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?