By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Numërimi për përfaqësimin e sindikatave është në fazën përfundimtare, menjëherë pas kësaj seancë e KES-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Numërimi për përfaqësimin e sindikatave është në fazën përfundimtare, menjëherë pas kësaj seancë e KES-it
Maqedoni

Numërimi për përfaqësimin e sindikatave është në fazën përfundimtare, menjëherë pas kësaj seancë e KES-it

admin
Last updated: 09/06/2025 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Komisioni për Përfaqësim po punon vazhdimisht, po numërohen kandidatët – anëtarë të sindikatave, por mendoj se procesi është në fazën e tij përfundimtare. Pres që të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe menjëherë pas kësaj të thirret një seancë e Këshillit ekonomik-social (KES), sepse ka shumë tema kyçe për diskutim, siç është shporta konsumuese, kurse duhet të merren edhe vendime”, tha sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, Durmishi theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë përfaqësim të barabartë të sindikatave në mundësinë për të marrë vendime.

“Me sa kam informacine, Komisioni për Përfaqësim po punon vazhdimisht, numërohen kandidatët-anëtarë të sindikatave dhe është një proces më kompleks, por mendoj se është në fazën e tij përfundimtare. Në të njëjtën kohë, do ta ulim përqindjen e përfaqësimit nga 10 në 5 përqind me qëllim që të demokratizojmë dialogun në KES. Përndryshe, ne formuam Komisionin që duhet të bëjë numërimin dhe të vendosë se cila sindikatë është përfaqësuese. Nëse do të kishte përfunduar me këtë punë, supozoj se duhet të na informojë,” theksoi ministri.

Sipas tij, është e mundur që anëtarët e disa sindikatave të jenë numëruar, por procesi duhet të përfundojë plotësisht, në mënyrë që të numërohen anëtarët e të gjitha sindikatave.

“Me një prag shumë të lartë përfaqësimi, mund të futet një pengesë indirekte për sindikatat. Ka edhe punonjës të tjerë nga sindikata të tjera, do t’u japim mundësinë edhe atyre të veprojnë, të marrin vendime në KES, ky është qëllimi i Këshillit, dhe të mos ketë vetëm një sindikatë, theksoi Durmishi.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Në rrugën ekspres respekto rregullat të cilat shpëtojnë jetë
Next Article ​Haxhiu: Propozimi për qeveri të unitetit, tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?