By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OKB thellësisht e shqetësuar nga deklarata e ministrit izraelit për “ndërhyrje ushtarake në Rafah”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > OKB thellësisht e shqetësuar nga deklarata e ministrit izraelit për “ndërhyrje ushtarake në Rafah”
Bota

OKB thellësisht e shqetësuar nga deklarata e ministrit izraelit për “ndërhyrje ushtarake në Rafah”

admin
Last updated: 03/02/2024 11:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se është thellësisht i shqetësuar nga deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në qytetin Rafah të Gazës, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X, Türk bëri një postim lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të Izraelit ndaj Rafah.

“Kam shqetësim të thellë nga deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes lidhur me ndërhyrjen ushtarake ndaj Rafah”, theksoi Türk duke shtuar se “kjo situatë shkakton humbje të mëdha civile dhe paraqet rrezik për zhvendosjen në vende të panjohura të mbi 1.5 milion palestinezëve të pambrojtur të cilët janë detyruar të emigrojnë drejt Rafah si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite”.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e konsideron jashtëzakonisht shqetësuese mundësinë që Izraeli të zgjerojë sulmet ndaj qytetit Rafah të Gazës.

Ministri izraelit: Sulmet do t’i zhvendosim në Rafah

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant gjatë vizitës në njësitë izraelite në rajonin Khan Younis në Rripin e Gazës, deklaroi se sulmet e tyre në Khan Younis do t‘i zhvendosin në qytetin Rafah.

Forcat izraelite shënjestrojnë shpesh me sulme ajrore qytetin Rafah. Në rast se Izraeli fillon sulm tokësor ndaj qytetit Rafah, theksohet shqetësimi se nuk do të mbetet më vend ku civilët do të strehohen në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve në RTVM dhe Beko
Next Article Njëzet zjarre në ambiente të hapura gjatë 24 orët e fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?