By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Olsi Rama thirret në SPAK
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Olsi Rama thirret në SPAK
Shqipëri

Olsi Rama thirret në SPAK

admin
Last updated: 28/06/2024 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është thirrur ditën e sotme në SPAK. Ai është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme rreth orës 13:30, ku ka marrë në zarf vendimmarrjen e prokurorisë mbi kallëzimin për “shpifje” të bërë prej tij ndaj deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Përmbajtjen ka zgjedhur të mos e ndajë me gazetarët, teksa ka mohuar edhe njëherë çdo pretendim të ngritur nga Bardhi.

“Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti, ia kam marrë automjetin një personi në atë kohë për të bërë një udhëtim dyditor në Selanik. S’kam lidhje fare me personat që përmendni, vetëm një person njoh”, tha ai.

Ai tha se është i gatshëm që të vijë në SPAK, sa herë që të jetë e nevojshme.

“Kurdo që të jetë nevoja. Unë  e kam bërë kallëzimin sepse e kam cilësuar një manipulim të të gjitha fakteve dhe një gënjeshtër shumë të madhe”, përfundoi Olsi Rama para gazetarëve.

Pak javë më parë, Bardhi bëri një denoncim publik ku pretendonte se Olsi Rama ishte i përfshirë në organizatën kriminale të Xibrakës, duke i dërguar një letër më pas kreut të SPAK, Altin Dumanit, për të nisur hetime për këtë çështje. Këto akuza, Olsi Rama i quan shpifje, teksa kundërpërgjigjen e ka marrë edhe nga kryeministri Edi Rama, që e ka konsideruar si një gënjeshtër.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Broshura e parë evropiane për kancer endometrial u promovua në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike
Next Article Rama në Dhërmi: Çmimi për m2 këtu, më i lartë se në Korfuz. Këtë vit mund të kemi 13 milionë turistë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?