By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Broshura e parë evropiane për kancer endometrial u promovua në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Broshura e parë evropiane për kancer endometrial u promovua në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike
Maqedoni

Broshura e parë evropiane për kancer endometrial u promovua në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike

admin
Last updated: 28/06/2024 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Broshura e parë evropiane për kancer endometrial sot u promovua në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në kuadër të shënimit të qershorit – muajit për ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës). Nga e hëna ajo do të jetë e disponueshme në formë të shtypur për pacientët e KGJO-së dhe Klinikës Universitare për radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Doktor Igor Aluloski në konferencë për shtyp theksoi se pacientet me menopauzë, të moshës mbi 50-55 vjeç, më së shpeshti ballafaqohen me këtë sëmundje.

“Çdo gjakderdhje duhet të kontrollohet. Por kanceri nuk fillon gjithmonë me gjakderdhje. Pas menopauzës, të paktën një herë në vit, të bëhet kontroll me ultratinguj. Obeziteti është një faktor rreziku. Një indeks i yndyrës trupore mbi 30, diabeti, hipertensioni, gjithashtu rrisin rrezikun nga ky kancer”, theksoi Aluloski.

Mjekët apelojnë për kontrolle parandaluese që mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjes. Në përgjithësi, ky lloj i kancerit ka parashikim të mirë, falë diagnostifikimit të hershëm, por se në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, ende nuk ekzistojnë metoda skriningu për parandalim nga karcinomi endometrial.

Broshura është e dedikuar për gratë me kancer endometrial, bazuar në njohuritë më të fundit shkencore dhe praktikën e mirë klinike. Është krijuar nga Rrjeti evropian i përfaqësuesve të pacientëve me sëmundje malinje gjinekologjike ESGO ENGAGE Homepage – ENGAGeO ENGAGeO ENGAGeO (esgo.org), e përkthyer në gjuhën maqedonase dhe e rishikuar nga prof. Dr.Igor Aluloski.

Incidenca e kancerit endometrial ka shënuar rritje të ndjeshme në dekadën e fundit. Numri i rasteve të reja të diagnostikuara në Evropë në vitin 2020 është 130.051 sipas të dhënave të Observatorit Global të Kancerit – IARC.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial për vitin 2021 është 254, krahasuar me vitin 2012 kur numri ishte 128 raste të reja të diagnostikuara. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski e pranoi postin e ministrit të Punëve të Jashtme nga Osmani, postin e kryetarit të komunës ia dorëzoi Dejan Miteskit
Next Article Olsi Rama thirret në SPAK

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?