By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Operacioni ndërkombëtar kundër drogës, pesë të arrestuar në Shqipëri, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Operacioni ndërkombëtar kundër drogës, pesë të arrestuar në Shqipëri, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut
Kronika

Operacioni ndërkombëtar kundër drogës, pesë të arrestuar në Shqipëri, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut

admin
Last updated: 21/01/2025 14:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, të nisur në Itali, janë vënë në pranga në Shqipëri pesë persona.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal trafikonte kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.

Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, u vunë në pranga shtetasit Igli Dervishi 30 vjeç, Shkëlqim Pashja 44 vjeç, Ervin Dena 40 vjeç, banues në Elbasan dhe shtetasit Edmond Zhuja 41 vjeç dhe Genti Berisha 28 vjeç.

Më tej, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, një tjetër pjesëtar i grupit, gjithashtu me precedent penal.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

You Might Also Like

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trendafilov: Presim që delegacioni qeveritar të kthehet nga SHBA për t’u takuar me punonjësit e administratës
Next Article Priste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?