By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
Bota

Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive

admin
Last updated: 28/11/2026 14:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tel Avi, 26 nëntor, Argument – Lideri i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, dhe kreu i partisë së majtë Demokratët, Yair Golan, kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke i hapur rrugë krijimit të një koalicioni të ri në Izrael, me synimin për t’i dhënë fund qeverisjes së Benjamin Netanyahut.

Sipas marrëveshjes së njoftuar të enjten, partia Demokratët do të marrë katër poste ministrore: Sigurinë Kombëtare, në një format të zgjeruar, Punën dhe Mirëqenien, Komunikacionin, si dhe Kulturën dhe Sportin. Kjo e fundit do të përfshijë edhe krijimin e një strukture të re për demokracinë.

Marrëveshja vjen pas pezullimit të negociatave nga Golan të martën, në shenjë proteste ndaj kontakteve që Eisenkot kishte nisur me partinë Likud të Netanyahut për mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar. Bisedimet mes dy partive u rifilluan të enjten, duke përfunduar me arritjen e dakordësisë.

Demokratët marrin edhe kompetenca parlamentare

Përveç katër ministrive, partia e Yair Golan do të ketë përgjegjësi edhe mbi Ministrinë e Barazisë Sociale. Ajo do të drejtojë gjithashtu Komisionin e Kushtetutës, Ligjit dhe Drejtësisë në Knesset, parlamentin izraelit, ndërsa një përfaqësues i saj do të jetë pjesë e Komitetit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve. Një tjetër përfaqësues do të marrë detyrën e ministrit që koordinon marrëdhëniet mes qeverisë dhe parlamentit.

Në deklaratën e saj, partia Demokratët bëri të ditur se marrëveshja përfshin angazhimin për anulimin e plotë të reformës në drejtësi dhe garantimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Golan kishte kërkuar fillimisht edhe portofolin e Drejtësisë, por pranoi të tërhiqej nga kjo kërkesë, duke argumentuar se përgjegjësia kombëtare dhe nevoja për të formuar një qeveri të re kërkojnë kompromis.

“Me këtë marrëveshje po hapim rrugën për t’i dhënë fund qeverisë së Netanyahut dhe për të shpëtuar demokracinë izraelite”, thuhet në deklaratën e partisë.

Eisenkot vijon negociatat për shumicën parlamentare

Marrëveshja me Demokratët është e dyta e arritur nga Eisenkot me partitë që synojnë të krijojnë një qeveri të re. Më herët, partia e tij kishte rënë dakord për bashkëpunim me Yisrael Beiteinu, të drejtuar nga Avigdor Lieberman.

Megjithatë, formimi i qeverisë mbetet sfidues. Blloku i drejtuar nga Eisenkot dhe partnerët e tij të mundshëm disponojnë aktualisht 48 nga 120 mandatet e Knessetit, ndërsa aleanca e Netanyahut ka 53 mandate. Për të siguruar shumicën parlamentare nevojiten të paktën 61 vota.

Eisenkot, të cilit presidenti Isaac Herzog i ka besuar mandatin për formimin e qeverisë, vijon negociatat me partitë e tjera, përfshirë formacionet ultraortodokse, për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

Palët po punojnë për finalizimin e detajeve të mbetura përpara nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kujdes në Strazhë/ Gurë të rënë në rrugë, shoferët paralajmërojnë për rrezik
Next Article Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?