By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Orban: Hungaria do të vendosë nëse Ukraina mund të anëtarësohet në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Orban: Hungaria do të vendosë nëse Ukraina mund të anëtarësohet në BE
Bota

Orban: Hungaria do të vendosë nëse Ukraina mund të anëtarësohet në BE

admin
Last updated: 23/02/2025 17:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij do të përcaktojë nëse Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE) në të ardhmen, duke hedhur dyshime mbi aspiratat evropiane të Kievit.

Duke folur në adresimin e tij vjetor të “Gjendjes së kombit” në Budapest, Orban e përshkroi Ukrainën si një “zonë tampon” midis Rusisë dhe NATO-s, si dhe sugjeroi se ajo do të mbetet në atë rol edhe pas përfundimit të luftës së saj 3-vjeçare me Rusinë.

Orban theksoi se Hungaria nuk do të mbështesë kurrë pranimin e Ukrainës në BE nëse dëmton fermerët dhe bizneset hungareze.

“Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe nëse do të anëtarësohet në BE varet nga ne”, tha Orban, duke theksuar se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit, por sfida e vërtetë qëndrojë në atë që vijon më pas.

Blloku evropian 27-anëtarësh filloi negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në qershor të vitit 2024. Për t’u anëtarësuar Ukraina në BE nevojitet një miratim unanim nga të gjitha vendet anëtare.

Lideri nacionalist Orban, i konsideruar si aleat më i afërt i Kremlinit në bllokun evropian, më parë ka kërcënuar se do t’u vendosë veto sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, megjithatë në fund i ka mbështetur ato.

Kryeministri hungarez gjithashtu vuri në dyshim shtetësinë e Ukrainës, duke pretenduar se lufta “nuk është për Ukrainën, por për territorin e quajtur Ukrainë” që vihet nën kontrollin e NATO-s.

“Ukraina ose ajo që ka mbetur prej saj, do të bëhet sërish një zonë tampon”, tha ai, duke pasqyruar komentet e fundit nga anëtarët e administratës amerikane që sugjerojnë se Ukraina duhet të braktisë ambiciet e saj në NATO.

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtëpia “11 Tetori” në Çento pas pothuasje 40 viteve sërish do të bëhet shtëpi e kulturës
Next Article Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, Emshiu: Bogovina do të angazhojë 5 kurse Vrapçishti 4 zjarrfikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?