By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani takoi Mbretin Abdullah II të Jordanisë, bisedojnë për forcimi i raporteve mes dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani takoi Mbretin Abdullah II të Jordanisë, bisedojnë për forcimi i raporteve mes dy vendeve
Maqedoni

Osmani takoi Mbretin Abdullah II të Jordanisë, bisedojnë për forcimi i raporteve mes dy vendeve

admin
Last updated: 04/04/2025 17:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, zhvilloi një takim bilateral me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.

E para e vendit tonë në një status në platformën “X” ka shkruar se Kosova dhe Jordania do të forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti, pa dhënë më shumë detaje.

Osmani ndodhet në Bullgari, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Procesin Aqaba për Ballkanin III, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, krahas liderëve të tjerë.

Osmani ka mbajtur fjalim në hapje të samitit dhe ka zhvilluar takime të ndara bilaterale.

Ky takim organizohet nën përkujdesjen e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të sigurisë.

Në forumin në Sofje marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryetarja e Presidencës së BeH Zhelko Cvijanoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silanovska-Davkova, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc-Musar, presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Brendshëm i Belgjikës Bernard Quintin.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tarifat e Trump mund të ndikojnë negativisht në Kupën e Botës 2026
Next Article Në UT u mbajt punëtori me temë “Dhuna dhe diskriminimi në shkolla”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?