By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani tregon pse s’mori pjesë në inaugurimin e Trumpit: Kam dërguar një delegacion Presidencial
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani tregon pse s’mori pjesë në inaugurimin e Trumpit: Kam dërguar një delegacion Presidencial
Maqedoni

Osmani tregon pse s’mori pjesë në inaugurimin e Trumpit: Kam dërguar një delegacion Presidencial

admin
Last updated: 21/01/2025 14:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka qenë e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, por që ka deleguar ambasadorë “siç kanë bërë liderë tjerë botëror”, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se në këtë ceremoni krahas ambasadorit të Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, pjesëmarrës kanë qenë edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare e Osmanit për politikë të jashtme.

“Siç ju kam informuar, në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe të Senatit. Meqenëse shumica dërmuese e shteteve siç keni mundur ta shihni dje sa i përket liderëve shtetëror që janë udhëheqësesh shtetesh janë përfaqësuar nga ambasadorët, të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion Presidencial të udhëhequr nga shefja ime e stafit dhe këshilltarja për politikë të jashtme. Të shoqëruara nga ambasadori ynë në ShBA, Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese e të cilat në fakt akoma po vazhdojnë, përfshirë takime të ekipit që unë e kam deleguar dhe sapo të përfundojnë të gjitha takimet e tyre, ne do të lëshojmë një komunikatë ku do ta informojmë publikun për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani, teksa përmend edhe “takimin” që ka mbajtur me presidentin Trump në Paris. Aty, Osmani ka thënë se e ka uruar Trumpin, me të cilin ka thënë se ka folur për sigurinë në Kosovë e rajon.

“Siç e dini, unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede”, u shpreh Osmani.

E para e shtetit nguroi të flasë edhe për fushatën elektorale në vend. Sipas saj, institucioni që ajo e drejton nuk merret me fushatë.

“Në fakt si Presidencë nuk jemi asnjë ditë për t’u marrë me çështje të fushatës. Sot siç e dini është ditë përkujtimore për presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova i cili dha shumë për Kosovën dhe besoj që jo vetëm sot por tërë vitin kemi shumë çka për të thënë për trashëgiminë e tij politike e cila duhet të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë politikbërësit në Kosovë. Sapo e patë, e kishim një ekspozitë të fotografit, Hazir Reka, i cili ndër të tjera ekspozoi edhe shumë fotografi që publikoheshin për herë të parë, përfshirë edhe momente familjare të presidentit Rugova dhe besoj që është me rëndësi që sot të flasim për të dhe për rrugën që e trasoi ai”, u shpreh Osmani.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zjarri në fabrikën për produkte plastike, Elezaj jep detaje të rastit
Next Article Trendafilov: Presim që delegacioni qeveritar të kthehet nga SHBA për t’u takuar me punonjësit e administratës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?