Doktor Isa Muça nga Klinika e Toksikologjisë është denoncuar mbrëmë për ngacmim seksual nga një vajzë e mitur, paciente në klinikë, përmes të fejuarit të saj, mëson “Sloboden Peçat”. Policia ka ardhur në klinikë dhe të gjithë të pranishmit kanë dhënë deklarata.
Nga MPB për konfirmojnë se dje në ora 21:20 në SPB Shkup, një e mitur nga rajoni i Vinicës, e shtruar në Klinikë, ka raportuar se rreth orës 21:00 në tualetin e spitalit është prekur në pjesë të trupit nga një mjek i klinikës. MPB thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Doktor Muça e mohon akuzën dhe për “Sloboden Peçat” deklaron:
“Pacientja po jep informacione të rreme. Ka kamera, le të shikojnë. Nuk ka kurrfarë të vërtete në atë që deklaron. Është ndikuar nga dikush, ndoshta nën ndikim të diçkaje. Nuk është as vetë ajo që ka denoncuar, por dikush që paraqitet si i fejuari i saj. Mbrëmë erdhi policia në klinikë dhe dhamë deklarata. Më përpiqen të më montojnë rast, por për fat ekziston prania e një specializanteje dhe një infermiere gjatë ekzaminimit – ato dëshmojnë siç ka ndodhur realisht. Nuk ka pasur asnjë sjellje të papërshtatshme nga ana ime. Egzistojnë dëshmitë. Ajo më akuzon se e kam keqpërdorur gjatë ekzaminimit, se nuk e kam ekzaminuar siç duhet. Kjo është e tmerrshme. Unë punoj 13 vjet, nuk kam pasur kurrë diçka të tillë. Pacientja kishte intoksikim nga gëlltitja e një lënde korrozive dhe ishte pranuar në ndërrimin e mëparshëm, jo gjatë ndërrimit tim. Kur më thirrën se ishte në gjendje të shqetësuar, unë me ekipin u ngjitëm lart dhe i dhamë terapi. Nuk jam çmendur të bëj diçka të tillë,” tha doktor Muça.
