By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paga minimale 500 euro ngelet vetëm kërkesë, rritet vetëm 29 euro!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Paga minimale 500 euro ngelet vetëm kërkesë, rritet vetëm 29 euro!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Paga minimale 500 euro ngelet vetëm kërkesë, rritet vetëm 29 euro!

admin
Last updated: 28/03/2025 11:10
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – LSM plasoi një kërkesë ndaj ekzekutivit për rritjen e pagës minimale në 500 euro, por mesa ngjanë ka mbetur vetëm kërkesë, pasi paga minimale është rritur vetëm për 29 euro. Kjo gjë ndikon negativisht në llogaritë familjare pasi shpenzimet kanë pësuar rritje qind për qind ndërkaq rritja e pagës minimale ndodhë me përqindje minimale. Kjo diskrepancë prodhon pakënaqësi dhe rrit vështirësitë për mbijetesë që me automatizëm prodhon dëshpërim kolektiv, shkruan Zhurnal.

Paga minimale 500 euro ëndërr që nuk po realizohet dot –

Përfaqësuesit e punëtorëve do të mblidhen nesër për të vendosur se si do të veprojnë në të ardhmen, pasi pa praninë e tyre qeveria ka marrë vendim për rregullimin e pagës minimale dhe kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar, ndaj thonë se nuk përjashtohet mundësia për protesta. Ljupço Radovski thotë për Alsat se është absurde të mos ftohen organizatat e punëdhënësve dhe sindikata në diçka që vendoset për punëtorët.

“Ne do të vazhdojmë të shohim se si do të reagojmë ndaj gjithë kësaj dhe me shumë gjasa do të miratojmë udhëzime dhe rregulla me të cilat do të veprojmë në të ardhmen, kështu që mendoj se nesër do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do të sjellim disa vërejtje dhe masa për veprime të mëtejshme se si dhe çfarë do të bëjmë për të realizuar të drejtat e punëtorëve për standardin më të lartë të tyre, sepse ky është vetëm harmonizim i pagave”, tha Ljupço Radovski – LSM.

LSDM-ja e akuzoi Qeverinë se vendimi për harmonizimin e pagës minimale është i turpshëm, ata thonë papaja për Qeverinë, thërrime për popullin. Theksuan se qytetarët luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, me çmime të larta, fatura të larta dhe paga të mjerueshme.

“I turpshëm, poshtërues dhe tejet i papërgjegjshëm është vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë. Çfarë të bëjnë punëtorët me 1800 denarë në kushtet kur e njëjta Qeveri ka lejuar rritje ekstreme të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve. Qeveria e DPMNE-së është e qartë se nuk ka lidhje me realitetin dhe tregon mospërfillje totale për gjënë më të rëndësishme, standardin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Kristina Kostova – nënkryetare e LSDM-së.

Kryetari i SPOGJ-it, Tërpe Deanoski tha se për herë të parë që nga viti 2012, kur u vendos paga minimale, Qeveria ka marrë vendim për harmonizimin e pagës minimale, pa përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, respektivisht pa këshill ekonomiko-social. Ndërsa zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski tha se vendimi i qeverisë është legjitim.

Nga ana tjetër kryeministri, Hristijan Mickoski deklaroi se nga prilli do të paguhet paga minimale e parashikuar me ligj, që është rreth 2,200 denarë më shumë se paga minimale aktuale. Sipas tij, nëse në muajt e ardhshëm arrihet një marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për një rritje më të lartë, do të bëhen ndryshime ligjore për të mundësuar një rregullim shtesë.

“Sipas ligjit, paga minimale pritet të rritet në 24,400 denarë. Nëse arrihet një konsensus mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe punëdhënësve për një shumë më të lartë, do të ndryshojmë ligjin për ta përshtatur atë”, ka thënë kryeministri Mickovski.

Paga të dinjitetshme mundësojnë kryerjen e punës me profesionalizëm dhe objektivitet të lartë, prandaj duhet fokus i veçantë. Pagesa e kontributeve është jashtëzakonisht e lartë, për të gjithë punëtorët duhet të ulet gjithsesi, por do të kishte qenë e rrugës që për gazetarët dhe punëtorët mediatik të lirohen tërësisht.

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU

Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan

Ish-kryetari i komunës së Çashkës nën hetim për keqpërdorim detyre

Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tre cilësitë e burrave më të mirë, sipas ekspertëve
Next Article Qenan Aliu komenton zhvillimet në VLEN:Kërkesa legjitime por ,VARIANTI DEPLASUES DHE I PAQËNDRUESHËM!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU
Maqedoni TOP LAJM
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Shqipëri
Spahia: Fundi i ‘ekspozitës’ diplomatike. Mynihu i mbyll dyert ‘Liderit Global’!
Shqipëri
Engjëll Agaçi dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Këshillit të Ministrave për arsye shëndetësore, ja kush do e zëvendësojë
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?