By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj
Ekonomi

Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj

admin
Last updated: 23/07/2025 23:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për të gjitha familjet edhe bizneset që kanë fatura të energjisë elektrike të papaguara deri në dhjetor të vitit 2023, do të mund t’i shlyejnë nëpërmjet kësteve mujore.

OSHEE ka publikuar llojet e aktmarrëveshjeve, të cilat përfshijnë pagesa deri në 240 këste dhe me vlerë minimale prej 1200 lekësh për këst.

“Në skemat e aktmarrëveshjes së 2025 parashikohet shlyerja e detyrimeve të krijuara deri në dhjetor 2023. Për të gjithë klientët që kanë krijuar detyrime gjatë vitit 2024 e në vijim, nuk do të përfshihen në këto skema me kusht që të shlyhen paraprakisht detyrimet e krijuara rishtazi në 2024 dhe 2025.

OSHEE, në respekt të angazhimit të saj social, ka parashikuar të përfshijë në skema familjet në nevojë, personat me status të veçantë dhe pensionistët, duke iu dhënë mundësinë të shlyejnë detyrimet e prapambetura me këste minimale 1200 dhe 2800 lekë. Por kjo nuk përjashton mundësinë e zgjedhjes së një kësti alternativ për të gjithë ata kategori klientësh që dëshirojnë ta shlyejnë detyrimin total të energjisë elektrike për një kohë më të shkurtër, duke iu përmbajtur afatit maksimal prej 240 këstesh”, u shpreh drejtori i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, Mentor Hima.

Për ata klientë të cilët duan t’i shlyejnë detyrimet në një këst të vetëm, do të ketë edhe përfitime.

“Përfitojnë reduktim kamate nga 50 deri në 100%, në varësi të kategorisë që i përkasin”, tha Hima

Për të përfituar nga këto aktmarrëveshje, klientët debitorë duhet të paraqesin këto dokumente.

“Është ID për aplikantët. Për rastet e bizneseve janë dokumentacioni ligjor, NIPT-i, ekstrakti i QKB-së dhe vërtetimi i përgjegjësisë tatimore”, shtoi Hima.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, klienti duhet të kryejë pagesën e këstit të parë brenda 7 ditëve kalendarike dhe më pas të vijojë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

 

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe pak ditë me furnizuesin e mundësisë së fundit, afër 1300 biznese ende pa kontrata
Next Article Pamje nga procesi i punimeve në Kompleksin banesor-afarist “MAELI” në Vushtrri.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?