By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pagesat nga Plani evropian i Rritjes për Kosovën, pas konstituimit të institucioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pagesat nga Plani evropian i Rritjes për Kosovën, pas konstituimit të institucioneve
Maqedoni

Pagesat nga Plani evropian i Rritjes për Kosovën, pas konstituimit të institucioneve

admin
Last updated: 15/03/2025 17:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pagesat e para nga Plani evropian i Rritjes për Kosovën mund të realizohen vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re në vend. Kjo për arsye se secili shtet përfitues duhet të nënshkruajë me Bashkimin Evropian një marrëveshje për kredi. Marrëveshjet e tilla kanë karakter ndërkombëtar, ndaj edhe duhet të ratifikohen në kuvend me dy të tretat e votave.

Kosova nga Plani Evropian i Rritjes pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro. Mbi 250 milionë euro do të jenë fonde pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në formën e kredive të favorshme.

Pesë nga gjashtë shtetet e rajonit janë përfituese të kësaj pakoje. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk i ka përmbyllur ende procedurat e brendshme. Vetëm Bosnja dhe Hercegovina për momentin nuk konsiderohet shtet përfitues, pasi nuk ka përmbushur as kushtin fillestar – përpilimin e agjendës së reformave.

Për të diskutuar proceset në kuadër të Planit të Rritjes, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen javën e ardhshme në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në samitin e radhës, sipas të gjitha gjasave, do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Pritet që në këtë takim të konfirmohet edhe një herë gatishmëria e Komisionit Evropian për të nisur me pagesat e para sa më shpejt të jetë e mundur, por paraprakisht të gjitha vendet duhet të përmbyllin procedurat e domosdoshme.

Plani i Rritjes është paketa më ambicioze financiare e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë kap shumën prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në formën e kredive të favorshme.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Pa dallim ingerencat e kujt janë, do të ndihmojmë për deponinë që po digjet në Likovë
Next Article Temperaturat e larta kanë mbushur përplot me qytetarë Parkun e Qytetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?