By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paloka: Unioni Ndërparlamentar dërgon mision faktmbledhës në Shqipëri për Berishën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Paloka: Unioni Ndërparlamentar dërgon mision faktmbledhës në Shqipëri për Berishën
Shqipëri

Paloka: Unioni Ndërparlamentar dërgon mision faktmbledhës në Shqipëri për Berishën

admin
Last updated: 21/01/2025 13:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri të ditur sot se Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërparlamentar (IPU), organizata më e madhe ndërkombëtare ku përfaqësohen 181 parlamente nga e gjithë bota, ka marrë vendim që të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri për shkeljen e të drejtave të njeriut në rastin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Paloka informoi se “nga 30 tetori i vitit të shkuar Unioni Ndërparlamentar (IPU), nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë të pranojë një mision faktmbledhës për çështjen e përndjekjes së liderit të opozitës Sali Berisha”.

“Pas më shumë se dy muajsh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka denjuar as t’i kthejë përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të IPU-së që është dhe funksionari më i lartë i Unionit. Është e qartë që kemi të bëjmë me një qëndrim politik të urdhëruar nga Rama, autori dhe ekzekutori i përndjekjes politike të Sali Berishës! Kryetarja e Parlamentit nuk do të guxonte të mbante një qëndrim të tillë ndaj organizatës më të madhe botërore parlamentare pa qenë urdhëruar nga shefi i saj politik”, u shpreh Paloka në një konferencë për medie nga selia e Kuvendit.

Në cilësinë e anëtarit të delegacionit shqiptar në IPU, Paloka informoi se bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit janë thërritur në seanca pyetjesh prej Komitetit të të Drejtave të Njeriut për Parlamentarët në Unionin Ndërparlamentar.

Ky komitet, sipas tij, “shqyrton me përparësi pikërisht shkeljen dhe abuzimet e rënda me të drejtat e deputetëve në të gjithë shtetet e botës”.

“Si zbatim të këtyre detyrave dhe kompetencave Komiteti ka marrë në shqyrtim dhe çështjen e shkeljes flagrante dhe persekutimit politik ndaj liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha. Në këtë kuadër Komiteti i të Drejtave të Njeriut për Parlamentarë ka informuar Komitetin Ekzekutiv, organin më të lartë ekzekutiv të IPU, lidhur me çështjen e Sali Berishës dhe Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që të dërgojë një mision në Shqipëri për këtë çështje”, theksoi Paloka.

Paloka theksoi se “në kaq vite, ky është rasti i parë që IPU detyrohet të shqyrtojë një çështje që ka të bëjë me shkelje dhe abuzim të rëndë me të drejtat e deputetëve të një parlamenti evropian”.

“Përveç disa rasteve në Rusi dhe Turqi të cilat nuk janë vende kandidate për në BE, të gjitha rastet e tjera të shkeljeve të të drejtave të deputetëve iu përkasin vendeve të Afrikës. Pas rezolutave të njëpasnjëshme të EPP, IDU dhe ICD të cilat dënojnë ashpër regjimin e Ramës dhe i japin mbështetje të plotë opozitës shqiptare dhe liderit të saj Sali Berisha në përpjekjet për rrëzimin e regjimit dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri, shqyrtimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nga një organizatë globale si IPU është një goditje që Rama po përpiqet ta shmangë e ta fshehë nga opinioni publik. I mësuar për vite të tëra të blejë influenca dhe mbështetje nga McGonigal-ët nëpër botë, tani që është demaskuar dhe është vënë në shënjestër nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Paloka.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Blushi me sekretarët politikë: Të rritet komunikimi me qytetarët, fitorja më 11 maj nuk është e pamundur
Next Article SPAK kërkon dënimin me 1,6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?