By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panova: Rasti me Alta Banka nuk duhet të jetë objekt politizimi, por i veprimit institucional të bazuar në fakte të verifikuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Panova: Rasti me Alta Banka nuk duhet të jetë objekt politizimi, por i veprimit institucional të bazuar në fakte të verifikuara
Maqedoni

Panova: Rasti me Alta Banka nuk duhet të jetë objekt politizimi, por i veprimit institucional të bazuar në fakte të verifikuara

admin
Last updated: 28/11/2026 14:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Në seancën e sotme mbikëqyrëse për Alta Banka në Kuvend, deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, iu drejtua me pyetje konkrete drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Slobodan Ivanoski, duke kërkuar përgjigje nëse institucioni deri më tani ka pranuar çfarëdo kallëzimi apo informacioni lidhur me Alta Banka Beograd dhe marrjen e Stopanska Banka Manastir nga ana e saj.

Panova theksoi se është e rëndësishme që publiku të marrë një pasqyrë të qartë të bazuar në informacione të verifikuara, në vend që rasti të jetë objekt politizimi. Ajo nënvizoi se, pas më shumë se 20 pyetjeve të parashtruara nga deputeti Trajçulevski, pret që institucionet kompetente të japin përgjigje konkrete.

“Është shumë e rëndësishme që këtë çështje të Alta Bankës ta shqyrtojmë përmes fakteve dhe kompetencave reale. Kolegu Trajçulevski parashtroi më shumë se 20 pyetje, ndoshta mjafton që t’i përgjigjeni në mënyrë konkrete pjesës më të madhe të këtyre pyetjeve, por e gjithë kjo me qëllim që opinioni maqedonas ta shohë të vërtetën dhe qytetarët të kenë një pasqyrë të vërtetë dhe të qartë, e cila do të bazohet në informacione të verifikuara, sepse jemi dëshmitarë të politizimit që po ndodh. Unë konsideroj se përgjigjja juaj, përkatësisht ajo që duhet të na përgjigjeni sot, është në fakt nëse Drejtoria e Policisë Financiare, në periudhën nga viti 2023 e deri më sot, ka pranuar çfarëdo kallëzimi, informacioni, njoftimi ose kërkese nga ndonjë institucion tjetër për kontroll të Alta Banka Beograd dhe për marrjen e Stopanska Banka Manastir nga ana e saj”, tha Panova.

Panova rikujtoi se Drejtoria disponon autorizime ligjore për zbatimin e analizave financiare, ndjekjen e rrjedhave financiare, kontrollin e dokumentacionit dhe grumbullimin e të dhënave nga regjistra të ndryshëm dhe sisteme bankare.

“Dhe nëse kjo mund të ketë ndonjë efekt në funksionimin financiar të bankës maqedonase dhe a mendoni se në të ardhmen do të ketë nevojë të përfshiheni, veçanërisht duke pasur parasysh autorizimet tuaja, sepse ju keni, një nga autorizimet është që të bëni edhe analiza financiare ose analiza të rrjedhave financiare, kontroll të dokumentacionit, të kërkoni të dhëna nga regjistra dhe në sisteme të tjera bankare. Përkatësisht, a ka ndonjë kërkesë konkrete drejtuar jush për një veprim të tillë deri më sot?”, pyeti Panova.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rroga mesatare në Slloveni në shtator 2024: 1.698,84 euro
Next Article Mickoski sonte në Bruksel: Refuzojmë që çështjet dypalëshe të na pengojnë rrugën drejt BE-së!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?