By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Para 18 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Para 18 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël
Maqedoni

​Para 18 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël

admin
Last updated: 28/04/2025 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit më 28 prill 2007 arriti për vizitë në Krushë të Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë, raporton KosovaPress

Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan asaj në Srebrenicë dhe Vukovarit, është kryer nga serbët lokalë.

Delegacioni fakt-mbledhës i KS të OKB-së gjatë kësaj vizite në Kosovë ishte takuar me liderët kosovarë, përfaqësues të pakicave, shefin e UNMIK-ut, Joachim Rucker dhe komandantin e KFOR-it, gjenerali Roland Kather.

Kryesuesi i delegacionit, ambasadori belg, Johan Verbeke, vizitën dyditëshe në Kosovë e vlerësoi si të suksesshme, për faktin se tashmë kanë një pasqyrë më të qartë për gjendjen në terren.

“Vendosja e çështjeve me rëndësi, kurrë nuk do të duhej të paraprihej me përkufizime kohore. Vendimet e mëdha të cilat vijnë si rezultat i negociatave, janë procese të natyrshme dhe si çështje kaq të rëndësishme, duan kohë dhe hapësirë”, pati deklaruar Verbeke në Prishtinë, para nisjes së delegacionit për në Vjenë, ku do të pasonte takimi me emisarin special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari./kp/

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400,000 dollarë në ankand
Next Article Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?