By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërohet uri masive në Gazë, 10 të vdekur për 24 orë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Paralajmërohet uri masive në Gazë, 10 të vdekur për 24 orë
Bota

Paralajmërohet uri masive në Gazë, 10 të vdekur për 24 orë

admin
Last updated: 23/07/2025 22:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE
Kriza humanitare në Gazë po thellohet mes sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës së ndihmave. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 10 persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit në enklavë. E para njoftimit, mbi 100 organizata kanë kërkuar ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të ndalur urinë dhe për të siguruar një armëpushim të përhershëm. Por me paralajmërimin e organizatave humanitare nuk është pajtuar Qeveria e Izraelit.

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ka njoftuar të mërkurën Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Munir al – Boursh, situata është alarmante.

“Numri i vdekjeje nga uria dhe kequshqyerja po rritet në shkallë alarmante. Këta nuk janë thjesht numra – janë thirrje për ndihmë, një lutje njerëzore për botën që të veprojë para se të jetë vonë”, ka theksuar al- Boursh.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë u dha pak kohë pasi mbi 100 organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë.

Organizatat kërkuan gjithashtu armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë “Mercy Corps”, Këshillin Norvegjez për Refugjatët dhe “Refugees International”, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.

“Derisa rrethimi i qeverisë izraelite po i lë të uritur banorët e Gazës, punonjësit e ndihmave po bashkohen me ta në radhët për ushqim, duke rrezikuar të qëllohen. Furnizimet kanë mbaruar plotësisht dhe organizatat humanitare po shohin kolegët dhe partnerët e tyre teksa rraskapiten para syve të tyre”, thuhet në reagimin e organizatave.

E zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mencer, në reagimin e tij ka thënë se deklarata e organizatave humanitare është e rreme dhe s’përkon me realitetin në terren.

“Çdoherë që ka krizë të urisë në Gazë, ajo është e orkestruar nga Hamasi. Ata po përpiqen të parandalojnë shpërndarjen e ushqimit duke plaçkitur kamionët me ndihma”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite.

Pavarësisht kësaj, ofensiva izraelite nuk ka ndaluar duke shkaktuar vdekjen e 21 palestinezeve në orët e hershme të së mërkurës.

Në sulmin e fundit izraelit në enklavë raportohet se shumica e të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

Bombardimet goditën një shtëpi në pjesën veriperëndimore të qytetit të Gazës, duke lënë të vrarë të paktën 12 persona, bazuar në raportin nga spitali Shifa, në të cilin ishin trajtuar trupat e viktimave.

Një tjetër sulm ka goditur një ndërtesë banimi në zonën Tal al-Hawa në veri të Gazës, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Mes të vdekurve ishin tre fëmijë dhe dy gra. Tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi i tretë ka goditur një tendë në lagjen Naser të qytetit të Gazës në orët e vona të së martës, ku mbetën të vrarë tre fëmijë, theksohet në njoftim.

Sipas ushtrisë izraelite, forcat e saj kanë goditur rreth 120 caqe në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë celula militante, tunele dhe ndërtesa të minuara.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE dhe SHBA pranë marrëveshjes për tarifa doganore 15%, Trump pritet të japë OK
Next Article Zelensky kufizon pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit, nisin protestat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?