By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky kufizon pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit, nisin protestat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky kufizon pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit, nisin protestat
Bota

Zelensky kufizon pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit, nisin protestat

admin
Last updated: 23/07/2025 22:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një ligj që, sipas kritikëve, dobëson pavarësinë e institucioneve kundër korrupsionit në vend. Kjo ka shkaktuar protesta në disa qytete dhe ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar.

Ligji i ri i jep prokurorit të përgjithshëm kontroll mbi Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SAPO), gjë që sipas kritikëve, dëmton pavarësinë dhe autoritetin e tyre.

Në një fjalim të mërkurën, Zelensky tha se të dyja agjencitë do të vazhdojnë të “punojnë”, por se duhej të pastroheshin nga “ndikimi rus”.

Pas miratimit të ligjit, qindra vetë u mblodhën në Kiev për protestën më të madhe kundër qeverisë që nga nisja e pushtimit të plotë rus në shkurt 2022. Protesta u mbajtën gjithashtu në Lviv, Dnipro dhe Odesa.

“Ne zgjodhëm Europën, jo autokracinë”, shkruhej në një pankartë të një protestuesi.

“Babai im nuk vdiq për këtë”, thuhej në një tjetër.

Sipas ligjit të ri, kryeprokurori një aleat i Zelenskyt, Ruslan Kravchenko do të ketë kompetencë për të rishpërndarë hetimet e korrupsionit te hetues më të “bindur”, madje edhe për t’i mbyllur ato.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky kritikoi efektivitetin e institucioneve kundër korrupsionit, duke thënë se çështje me vlerë miliarda kishin mbetur pezull për vite me radhë.

“Nuk ka asnjë shpjegim racional pse procedimet penale për miliarda janë varur në ajër për vite”, tha ai. Sipas tij, prokurori i përgjithshëm do të sigurojë “pashmangshmërinë e ndëshkimit” për shkelësit e ligjit.

Por kritikët thonë se ky veprim bie ndesh me përpjekjet mbi një dekadë për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit përpjekje që nisën me revoltën e Euromaidanit, rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç në 2014 dhe më pas me pushtimin rus që pasoi.

Qeveria ukrainase ka përmendur ndikimin rus si arsye për kufizimin e fuqive të NABU-së. Një ditë para miratimit të ligjit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe prokuroria e përgjithshme kryen kontrolle dhe arrestime ndaj personave të dyshuar si spiunë rusë brenda NABU-së.

Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Sistemi i pavarur kundër korrupsionit në Ukrainë u krijua para 10 vitesh me mbështetjen dhe nën mbikëqyrjen e tyre. Ai ishte një ndër kushtet kryesore për ndihmën financiare dhe afrimin e Ukrainës me Bashkimin Europian.

“Bashkimi Europian është i shqetësuar për veprimet e fundit të Ukrainës ndaj institucioneve të saj kundër korrupsionit,” tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Guillaume Mercier.

“BE ofron ndihmë të konsiderueshme financiare, e kushtëzuar me përparim në transparencë, reformën në drejtësi dhe qeverisjen demokratike.”

Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një kërkesë kyçe për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Komisionerja europiane për zgjerim, Marta Kos, kritikoi miratimin e ligjit duke thënë:

“Dobësimi i mbrojtjes së pavarësisë së NABU-së është një hap serioz prapa.”

Ajo shtoi se këto dy institucione janë “thelbësore” për rrugën europiane të Ukrainës.

Zëvendëskryeministri për Integrimin Europian dhe Euro-Atlantik, Taras Kachka, deklaroi se i kishte garantuar Komisioneres Kos që nuk do të ketë asnjë kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe se “të gjitha funksionet thelbësore mbeten të paprekura”.

Ndërkohë, Dmytro Kuleba, ish-ministri i jashtëm i Ukrainës, tha se ishte një “ditë e keqe për Ukrainën” dhe se presidenti kishte një zgjedhje për të bërë: “Të qëndrojë në anën e popullit apo jo.”

Ambasadorët e vendeve të G7-ës kanë shprehur dëshirën për të diskutuar me drejtuesit ukrainas rreth presionit ndaj NABU-së dhe SAPO-së.

Megjithatë, aleatët e Ukrainës do të hezitonin shumë të tërhiqnin ndihmën në një kohë kur trupat ukrainase janë në vështirësi në vijën e frontit.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paralajmërohet uri masive në Gazë, 10 të vdekur për 24 orë
Next Article Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?