By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas reagimeve të disa artistëve për largimin e 34 punëtorëve, Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV fajin ia hodhi Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas reagimeve të disa artistëve për largimin e 34 punëtorëve, Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV fajin ia hodhi Qeverisë
Maqedoni

Pas reagimeve të disa artistëve për largimin e 34 punëtorëve, Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV fajin ia hodhi Qeverisë

admin
Last updated: 02/08/2024 18:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 gusht – Faqja e Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut sot ka nxjerrë performancë “live” për festën e Ilindenit me disa artistë që, nuk janë pjesë e Ansamblit. Kaq ka mjaftuar që artistë nga ky institucion, të cilët tashmë figurojnë si të papunë, të shpërthejnë në rrjetet sociale. Ata kërkojnë kthimin e të gjithë artistëve në punë dhe llogari nga drejtori i këtij institucioni, Shkodran Tolaj. Ansambli nga ana tjetër, thotë se artistët në fjalë kanë pasur kontrata pesëvjeçare, ndërsa për të qenë edhe më tej pjesë e këtij institucioni, duhet të ri-konkurrojnë, megjithëse shtojnë se konkursi nuk është zhvilluar.

“E kuptojmë shqetësimin e ish të punësuarve të Ansamblit shqiptar të cilët kanë dhënë kontribut pesë vjeçar në institucion, por nuk e kuptojmë kur të njëjtët të mirë informuar nga instancat më të larta të Ministrisë së Kulturës, tentojnë që të hedhin fajin në institucion duke bërë fajtor kujdestar drejtuesin e tij, i cili nuk i bën dhe cakton ligjet por është i obliguar që ti respektojë ato! Që të mos krijohet huti dhe mjegull në opinion për pikë politike ditore sqarojmë se: të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare ( nga 10.07.2019-10.07.2024 në kohën e ish drejtorit- ushtrues detyre Jeton Pustina). Punonjësit kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të ri-hynë në audicion për tu ri-punësuar në institucion ku të drejtë konkurrimi ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që mendon se plotëson kushtet!”, thuhet në reagimin e Ansamblit.

Pëlqimi, shtojnë nga Ansambli, për punësime është marrë për vitin 2024, por konkursi nuk ka mundur të zhvillohet në fillim të vitit për shkak të afateve kohore të zgjedhjeve.

“Pas krijimit të Qeverisë, është përgatitur konkursi por me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punësime në të gjitha institucionet shtetërore! Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në ansambël pa marrë ri-pëlqim nga Ministria e Financave! Kërkesa për të rimarrë pëlqim është bërë një muaj më parë, është kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Kulturës për këtë problematikë në rrugë zyrtare nga ana e drejtorit të ansamblit, por deri tani s’ka përgjigje andaj përgjegjësia mbetet tek Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vërteta rreth kësaj problematike andaj shpresojmë të zgjidhet sa më parë! Mbetemi të përkushtuar që të jemi pjesë e çdo aktiviteti që kërkohet nga ne, sikurse ky i 2 gushtit nga Qeveria, por dhe në hapjen sa më të shpejtë të konkursit në Ansamblin Nacional shqiptar që puna të vazhdojë me të njëjtin intensitet dhe sukses si deri më sot”, thonë nga Ansambli.

Pa marrë parasysh anët ligjore me të cilat politika shfajësohet, e vërteta është se 34 shtëpi do ngelen pa të ardhura, në shumicën e shtëpive kjo rrogë ka qenë i vetmi burim ekzistence. 34 njerëz të papunë në mes ka dhe grua shtatzënë që humb të drejtën e pushimit të lindjes me pagesë. 34 njerëz janë në hall të madh duke u endur lartë – poshtë dhe askush nuk u ofron zgjidhje për t’i kthyer në vendet e punës.

Artistë shprehen të mllefosur, pasi sipas tyre, lojërat politike assesi nuk duhet të rëndojë mbi kurrizin e artistëve.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ramadani: Jam shëndosh e mirë, i përshëndes të gjithë ata që punuan për lirimin tim
Next Article Aksident trafiku në Manastir, lëndohet një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?