By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasdite vazhdon seanca e 30-të, deputetët e opozitës me vërejtje për caktimin e mbledhjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasdite vazhdon seanca e 30-të, deputetët e opozitës me vërejtje për caktimin e mbledhjeve
Maqedoni

Pasdite vazhdon seanca e 30-të, deputetët e opozitës me vërejtje për caktimin e mbledhjeve

admin
Last updated: 17/01/2025 15:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Në Kuvend sot filloi vazhdimi i seancës së 30-të plenare. Pasi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski paralajmëroi se do të vazhdojnë punën për pikën Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime në procedurë të shkurtuar, me vërejtje procedurale kanë dalë deputetët e opozitës maqedonase lidhur me caktimin e seancave që siç theksuan, “caktohen në moment të fundit”. Ata thanë se në takimin e fundit koordinues të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi është rënë dakord që të premten të mos ketë seancë në mënyrë që deputetët të kenë kontakt me qytetarët.

Koordinatori i LSDM-së Oliver Spasovski theksoi se nuk kërkon shumë nga opozita duke paralajmëruar se do të mbajnë seancë që siç tha ai “të mund të jenë të pranishëm edhe kolegët”.

“Të reagojë në lidhje me caktimin e seancës. Nuk mendoj se nuk duhet të vazhdojmë praktikën e caktimit të seancave si kjo. Në orën 10 marrim porosi se do të kemi seancë në orën 13:30. Deri më tani, të paktën kemi pasur komunikim korrekt dhe paraprakisht keni treguar se mund të ketë seancë që së paku ta dimë. Nuk mendoj se opozita kërkon shumë duke paralajmëruar se do të zhvillojmë seancë që të mund kolegët të jenë të pranishëm. Këtë e kemi diskutuar në koordinim, kemi dakorduar diçka, por shoh që efektet janë të dobëta”, ka thënë Spasovski.

Për këtë, Milloshoski theksoi se vërejtja është pranuar dhe paralajmëroi se herën tjetër do të mundohen të jenë më të saktë në këtë drejtim.

Deputeti i partisë E Majta, Sashko Jançev nga foltorja e Kuvendit theksoi se sipas Rregullores së Kuvendit, dita e premte është ditë kur deputetët mbajnë takime me qytetarët, duke shtuar se koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që atë ditë të mos ketë seanca.

Nikolla Miceski, koordinator i VMRO-DPMNE-së, në një vërejtje procedurale theksoi se pajtohet me kritikat e deputetëve të opozitës se nuk duhet të caktohen seancat sot për sot. Ai thekson se dje ka pasur një njoftim se sot do të vazhdojnë me seancë për ata që kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme.

“Kuvendi është në seancë të përhershme dhe mblidhet kur është e nevojshme. Caktim të seancës kemi pasur dje ku ka pasur pyetje deputetësh nga opozita dhe njëzet pika të tjera që duhej shqyrtuar. Prioritet është puna e Kuvendit, miratimi i ligjeve. Takimet që koordinatori juaj ju ka treguar, nuk është e vërtetë se kemi rënë dakord. Kemi biseduar që të mblidhen të gjithë kryetarët e komisioneve së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe të vendosim disa kushte, pra të biem dakord se si do të funksionojë Kuvendi. Kemi kohë të mjaftueshme nëse dëshironi të arrini në seancë”, ka thënë Miceski.

të vazhdojnë me punë pas kësaj seance dhe pas pauzës së kërkuar nga grupi parlamentar i partisë E Majta.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Publikohen imazhe të veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Alpina
Next Article Mexhiti për Zhurnal: Po jam i ftuar në inaugurimit të donald Trump, dhe do të marr pjesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?