By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasholli i përgjigjet Azizit: Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasholli i përgjigjet Azizit: Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë
Maqedoni

Pasholli i përgjigjet Azizit: Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë

admin
Last updated: 12/06/2026 15:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili publikoi një fotografi me karriget bosh të opozitës në Kuvend, transmeton Zhurnal.

Përmes një postimi publik, Pasholli i bëri thirrje Azizit që herën tjetër kur në rend dite të jetë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të sigurojë praninë e deputetëve të shumicës parlamentare dhe të vetë propozuesve të ligjit.

Sipas saj, në momentin kur Azizi publikoi fotografinë, në sallën e Kuvendit ndodheshin vetëm 59 deputetë, ndërsa opozita e kishte lëshuar seancën pasi, siç thekson ajo, nuk e ka obligim t’i sigurojë kuorumin shumicës parlamentare.

“E lëshuam sallën sepse opozita nuk e ka për obligim t’ia sigurojë kuorumin shumicës parlamentare, e aq më pak kur në rend dite ka një ligj që vetë e ka propozuar dhe e paraqet si historik”, shkruan Pasholli.

Ajo shton se mungesa e kuorumit nuk është pasojë e veprimeve të opozitës, por e pamundësisë së shumicës për të siguruar praninë e deputetëve të saj.

“Kuvendi mbetet pa kuorum jo për shkak të opozitës, por sepse shumica nuk arrin t’i mbledhë deputetët e saj. Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë!”, përfundon reagimin deputetja Pasholli. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike
Next Article ARBU 2025/2026: IBU renditet universiteti privat më i mirë në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?