Një numër klubesh janë lidhur me një lëvizje të mundshme për Kevin De Bruyne, pasi mesfushori konfirmoi largimin e tij nga Manchester City.
33-vjeçari, i cili ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier me Cityn si dhe po ashtu Ligën e Kampionëve, ka njoftuar mëngjesin e së premtes se do të largohet nga Anglia në fund të edicionit aktual.
Për momentin, një kalim i tij në Arabinë Saudite duket opsioni më i mundshëm për belgun.
Në fakt, një raportim nga mediumi francez Foot Mercato sugjeron se De Bruyne ka qenë në bisedime serioze dhe pozitive me klubin nga liga e dytë e Arabisë, Neom SC, të cilët momentalisht e kanë ish-lojtarin e west Hamit, Said Benrahma në radhët e tyre.
Raporti gjithashtu shton se klube si River Plate, Fenerbahce, Galatasaray dhe Diego FC janë po ashtu të interesuara.
San Diego në fakt e ka përcjellë mesfushorin tash e sa kohë. Verën e kaluar, The Athletic kishte raportuar për një interesim të përbashkët mes klubit dhe De Bruynes, me lojtarin që thuhej se preferonte kalimin në MLS dhe jo në Superligën e Arabisë.
Sidoqoftë, zërat për një kalim të tij tek Neom SC janë bërë më serioz gjatë javëve të fundit teksa ata po synojnë të sigurojnë ngjitjen në elitën e futbollit arab.