Shkup, 7 mars – Gratë kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe stabile. Me përfshirjen më të madhe të grave në polici, do të përmirësohet funksionimi në institucionet në përgjithësi. Pjesë kyçe nga reformat evropiane është lufta kundër steriotipeve dhe paragjykimeve, theksoi presidenti Stevo Pendarovski.
Ai në konferencën e sotme rajonale, kushtuar gjinisë dhe sigurisë, të organizuar nga OSBE dhe ODIHR, përmendi se stereotipet në të kaluarën vendosën gratë në pozitë jo të barabartë në sektorin e sigurisë.
“Ne duhet t’i ndryshopjmë këto shprehi, të cilat janë thellëtë rrënjosura në mentalitetin tonë”, tha Pendarovski.
Sipas Pendarovski, policia ka rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e ligjeve, ruajtjen e rendit, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ruajtjen e kufirit shtetëror.
Siç shtoi, përmes kryerjes së këtyre detyrave të rëndësishme, policia ruan gjënë më të vlefshme që ka një shtet, e ai është besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vendin e tyre dhe në institucionet e tij.
“Përvojat nga vendet më të zhvilluara tregojnë se policet femra dhe pjesëtaret e njësive policore mund të zgjidhin me shumë sukses situata që përfshijnë dhunë të bazuar gjinore dhe familjare, ku viktimat janë gra dhe fëmijë”, shtoi Pendarovski.
