By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për nesër ricaktohet betimi i Kocevskit dhe seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për nesër ricaktohet betimi i Kocevskit dhe seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje
Maqedoni

Për nesër ricaktohet betimi i Kocevskit dhe seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje

admin
Last updated: 14/02/2024 10:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Deklarata solemne e prokurorit të ri publik të shtetit, Lupço Kocevski, para kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, në vend se sot do të mbahet nesër, për kur edhe është shtyrë seanca e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Kuvendi dje njëzëri me 62 vota “pro”  e zgjodhi Kocevskin për prokuror të ri publik të shtetit.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror të ri publik të shtetit pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është avokat i mëparshëm, i cili në vitin 2008 u zgjodh prokuror i lartë publik në Gostivar. Nga janari i vitit 2022 është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë republikane publike, mes dhjetëra prokurorëve në këtë institucion. Ai ishte pjesë edhe e Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, por edhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski ishte emëruar më 25 dhjetor 2027, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të atij viti.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në anën tjetër, duhet të diskutojë për Propozim-amandamentet e Ligjit për Urbanizëm, me procedurë të shkurtuar.

Siç thuhet në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, qëllimi i propozim amendamenteve të propozuar është që të përshtaten dispozitat për planifikim urbanistik në lidhje me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe zgjatjen e afatit për miratimin e planeve urbanistike të iniciuara me ligje të tjera.

“Me këtë propozim ligji do të rafinohen dispozitat për planifikim urbanistik në lidhje me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale dhe do të harmonizohen me Ligjin për tokën bujqësore, i cili po ashtu është në proces ndryshimi në lidhje me këto dispozita lidhur me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të  IV kadastrale”, thuhet në Propozim ligjin.

Siç theksohet në sqarim, do të plotësohet edhe dispozita për dorëzimin e të dhënave dhe informacioneve në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e planeve urbanistike, gjegjësisht projekteve, dhe që rrjedhin nga zonat ekzistuese dhe të propozuara për mbrojtjen dhe zonat e trashëgimisë botërore.

“Po ashtu, zgjedhja e kontraktorit për punët urbanistike të kryera nga persona juridikë me licencë për hartimin e planeve urbanistike, për planet dhe projektet e financuara me mjete nga buxheti i komunës, komuna së qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit do të zbatohet në mënyrë dhe procedurë në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik”, thuhet në arsyetimin e Propozim-ligjit.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Është për keqardhje vendimi i Pendarovskit për mos nënshkrimin e ligjit për lojërat e fatit
Next Article Shtatë nisma në mbledhje të Gjykatës kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?