By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për të angazhuar mjeshtër dhe pastrues në shtëpi duhet të keni kujdes, pasi për çdo lëndim eventual, përgjegjësia bie mbi ju
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për të angazhuar mjeshtër dhe pastrues në shtëpi duhet të keni kujdes, pasi për çdo lëndim eventual, përgjegjësia bie mbi ju
MaqedoniTOP LAJM

Për të angazhuar mjeshtër dhe pastrues në shtëpi duhet të keni kujdes, pasi për çdo lëndim eventual, përgjegjësia bie mbi ju

admin
Last updated: 03/05/2025 17:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 maj – Edhe pse nuk ekziston një evidencë, në Maqedoninë e Veriut shumë punëtorë që angazhohen për kryerjen e punëve të ndryshme nëpër shtëpi apo vila, ofrojnë shërbime pa i respektuar kushtet e parashikuara me ligj, siç janë kontrata dhe regjistrimi në agjencinë për punësim.

Inspektorati i punës paralajmëron qytetarët se ky angazhim është në të zezë dhe në rast të një vdekjeje apo lëndimi, përgjegjësia bie ndaj personit që e angazhon atë dhe ndaj tij mund të ngritet kallëzim penal dhe punëdhënësi mund të përfundoj në burg.

“Ekziston një numër i madh i punëdhënësve, ata që punojnë punë individuale, të cilët në rast të aksidentit, respektivisht nëse vdesin në vendin e punës tentojnë që ta fshehin dhe nuk i njoftojnë organet kompetente se ai ka vdekur në vendin e punës. Kjo i bie se të gjithë punëtorët që kanë bërë punë në të zezë, respektivisht është paraparë që është bërë në sektorin e bujqësisë atëherë i bie që numri të jetë më i madh. Duhet të ngritet vetëdija, në rast të një fatkeqësie përgjegjësia është e madhe, mund të ngritet kallëzim penal dhe punëdhënësi mund të përfundoj në burg”, tha Lulzim Farizi, Inspektorati i punës.

Farizi nënvizon se pavarësisht, nëse bëhet fjalë për person fizik që ofron shërbime të ndryshme, ai është i obliguar që të ketë të regjistruar një subjekt juridik, që puna të konsiderohet e lejuar.

Nga ana tjetër edhe Shoqata për Mbrojtje në Punë nënvizon se nuk duhet të ekzistojë punë në të zezë dhe autoritetet të marrin masa për futjen në sistem edhe të personave që punojnë në mënyrë të pavarur.

“ Megjithatë aludojmë që të mos ekzistojë punë në të zezë, të gjenden masa në Qeveri, zanatxhinjtë zakonisht u ndihmojnë atyre punëtorëve, të gjendet mënyrë të bashkohen dhe të mos jetë që secili të bëjë çfarë të dëshirojë, disi të unifikohen dhe normalisht të futen në sistem edhe ata persona që punojnë në mënyrë të pavarur”, tha Sllavica Jankova, përfaqësuese e Shoqatës për Mbrojtje në Punë.

Nga Inspektorati i punës thonë se krahasuar me vendet evropiane, në Maqedoninë e Veriut ka numër shumë më të madh të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës. Ditë më parë Shoqata për mbrojtje në punë, publikoi raportin vjetor për vitin 2024, ku në aksidentet nëpër vendet e tyre të punës, jetën e kanë humbur 17 persona.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shumë të rinj regjistrohen në universitete jashtë vendit
Next Article Mbrëmja e maturës, kujdes i shtuar nëpër restorante

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?