By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrëmja e maturës, kujdes i shtuar nëpër restorante
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbrëmja e maturës, kujdes i shtuar nëpër restorante
Maqedoni

Mbrëmja e maturës, kujdes i shtuar nëpër restorante

admin
Last updated: 03/05/2025 17:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 maj – Organizimin e mbrëmjes së maturës këtë vit nuk kanë mundësi ta bëjnë të gjitha restorantet për shkak të mos plotësimit të kushteve kundër zjarrit ose ndonjë fatkeqësie tjetër. Nga Komuna e Tetovës tashmë kanë paralajmëruat drejtuesit e shkollave që paraprakisht të kërkojnë garanci dhe përgjegjësi nga pronarët e lokaleve për sigurinë e maturantëve.

“Fillimisht shkollat tona të kërkojnë një lloj garancie apo të kenë një informacion se lokalet ku do të mbahet mbrëmja e maturës a janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbrojtje kundër zjarrit apo pajisje të tjera të nevojshme. Nëse restorantet nuk janë të pajisura me pajisjet e nevojshme normalisht që ne nuk do të tolerojmë apo nuk do të marrim përgjegjësinë që shkollat tona të bëjnë organizim në një restorant të tillë”, tha Nazmi Dautit, Komuna e Tetovës.

Ndërkohë, disa nga maturantët që anketuam thanë se po finalizojnë përgatitjet për këtë mbrëmje. Sipas tyre shpenzimet nuk duhet të jenë të tepruara por në bazë të buxhetit familjar.

“Për ne vajzat dihet që ka më shumë detaje, më shumë pëlqime specifike se si duhet të dukemi se si mendojmë që është më mirë sepse është një natë e shumë pritur për shumicën e maturantëve. Shumat nuk janë marramendëse, lëvizin prej personit në person por kur flas për veten time jam përshtat me buxhetin familjar dhe që të gjej fiks atë lookun që e kam paramenduar në veten time”, tha një maturante.

“Do të jetë një mbrëmje e mirë, shpresoj që ta kalojmë mirë, ti japim një përmbyllje të mirë viteve shkollore. Kur bëhet fjalë për veshjen? Do ta zgjedhim ditët në vijim. Është nevoja të shpenzoni apo mendoni se duhet të dukeni sa më thjesht? Unë besoj se secili do të vendos në bazë të mundësive financiare. Ti ke veçuar ndonjë shumë sa do të shpenzosh? Do e shoh, akoma jo”, shtoi një maturant.

Pas tragjedisë në Koçan, thuajse në të gjitha objektet publike dhe private u kryen kontrolle për të parë nëse plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarrit. Kontrollet më të theksuara u bën ndaj objekteve gastronomike dhe hotelierike ku shumë prej tyre rezultuan se nuk plotësojnë disa nga kushtet për mbrojtje nga fatkeqësitë. Madje, në shumë prej tyre që nuk plotësonin kushtet vitet me radhë ishin organizuar edhe mbrëmje të semimaturës dhe maturës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për të angazhuar mjeshtër dhe pastrues në shtëpi duhet të keni kujdes, pasi për çdo lëndim eventual, përgjegjësia bie mbi ju
Next Article Berisha të hënën në SPAK, Flamur Noka mobilizon militantët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?