By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përdhunoi një shqiptare, Brazili krijon precedentë duke marrë vendimin historik për Robinhon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Përdhunoi një shqiptare, Brazili krijon precedentë duke marrë vendimin historik për Robinhon
Sport

Përdhunoi një shqiptare, Brazili krijon precedentë duke marrë vendimin historik për Robinhon

admin
Last updated: 21/03/2024 10:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata braziliane krijoi një precedent dhe dënoi futbollistin legjendar Robinho edhe pse krimin e kreu në Itali dhe u bë personi i parë në historinë e Brazilit që shkon në burg për shkak të një dënimi në një vend tjetër.

Futbollisti që veshi 100 herë fanellën e Brazilit u dënua me nëntë vjet burg në Itali në vitin 2022, pasi më 22 janar 2013, së bashku me mikun e tij Ricardo Falco dhe katër persona të tjerë të paidentifikuar, dhunuan një shqiptare, e cila ishte duke festuar ditëlindjen e saj të 23-të në një klub nate në Milano, në klubin Sio Cafe.

Para dënimit, Robinho iku në Brazil për të shmangur dënimin, sepse ligjet braziliane nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të tij.

Italia i kërkoi Brazilit vitin e kaluar që Robinho të vuante dënimin në atdheun e tij dhe dje (e mërkurë) Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) mori një vendim që Robinho duhet të arrestohet dhe të vuajë dënimin në Brazil.

Kështu, ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit do të bëhet i dënuari i parë që do të kryejë dënimin e tij në Brazil, edhe pse është shqiptuar jashtë vendit.

BREAKING 🚨

Ex-Man City star Robinho 'will serve nine-year jail term' over gang rape of woman in Italy in 2017

Read more 👇

— Mail Sport (@MailSport) March 21, 2024

Nëntë nga 11 gjyqtarë votuan për dënimin, duke përmendur se nuk donin të shpërthente një skandal diplomatik midis Brazilit dhe Italisë.

Avokati i Robinhos, Jose Eduardo Alckmin, ka bërë një ankesë në Gjykatën e Lartë të Brazilit, dhe ka theksuar se do të kërkojë që i gjithë procesi të përsëritet pasi beson se Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka shkelur sovranitetin e Brazilit me këtë vendim.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre punonjës të Klinikës së Londrës hetohen për ‘shkeljen’ e të dhënave mjekësore të Kate Middleton
Next Article Aq shumë mjekë kanë ikur saqë janë pjekur kushtet për formim të shoqatës së mjekëve në Gjermani!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?