By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundoi takimi i të punësuarve të Inspektoratit të gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundoi takimi i të punësuarve të Inspektoratit të gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare
MaqedoniTOP LAJM

Përfundoi takimi i të punësuarve të Inspektoratit të gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare

admin
Last updated: 03/06/2025 22:23
By admin 11 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Takimi i sotëm në Kuvend i drejtorit dhe të punësuarve të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve me koordinatorët e grupeve parlamentare në lidhje me zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara për pesë muaj përfundoi me shpresën për një zgjidhje të shpejtë të problemit, por edhe me konstatimin se zgjidhja e problemit është më shumë politike sesa juridike. Ndryshimet në Ligjin janë në procedurë parlamentare, por janë bllokuar për shkak se shumica nuk ka shumicë në Badenter. Për këtë nevojitet ndihmë nga “Fronti evropian”, por opozita shqiptare nuk pranon të votojë për ndryshimet ligjore me arsyetimin se është fshehur subjektiviteti juridik i institucionit. Shumica, nga ana tjetër, shprehet se nuk bëhet fjalë për heqjen e Inspektoratit dhe bën thirrje për votimin e ndryshimeve në mënyrë që të punësuarit të marrin paga, e më pas të ulen për të biseduar për zgjidhjen e ardhshme.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, theksoi se problemi është politik.

“Njerëzit, për shkak të subjektivitetit të humbur juridik që kishte Inspektorati për Gjuhën Shqipe, u sollën në situatë ku nuk mund të marrin pagë disa muaj. Tejkalimi i këtij problemi është i lehtë dhe i thjeshtë, nëse sot e vazhdojmë atë seancë të 47 në të cilën do të duhet Badinter i vogël, respektivisht Badenter nga deputetët e pranishëm nga bashkësitë dhe të punësuarit të tejkalojnë problemin financiar, e më pas për atë që diskutuam të diskutojmë për krijimin e një agjencie, në përbërje të së cilës do të hyjnë edhe inspektoratet për gjuhën maqedonase dhe shqipe. Është evidente, dikujt nuk i konvenon të vazhdojë kaosi, respektivisht të politizojë temën duke e lidhur atë me Ligjin për gjuhët, i cili nuk ka pikë kontakti me zgjidhjen e problemit me të cilin përballen njerëzit nga Inspektorati. Me fjalë tjera, zgjidhja e problemit me Ligjin për gjuhët është në një institucion tjetër në të cilin janë anëtarë që janë zgjedhur nga ky Kuvend në një periudhë të kaluar, ndaj të cilit reagojnë pikërisht ata që duan të bëjnë problem”, deklaroi ai.

Micevski shpjegoi se zgjidhja e problemit përbëhet nga dy faza.

“E para është sot ta votojmë këtë ligj, i cili është parashikuar në vetë seancën, në mënyrë që t’i lirojmë njerëzit ta përfundojnë pjesën financiare të detyrimeve që i kanë, e pastaj faza e dytë është politike në të cilën të gjitha subjektet politike do të uleshin për të diskutuar se si të krijohet ajo agjenci e gjuhëve, diçka krejtësisht e ndryshme nga periudha e kaluar. E mbani mend atë periudhën kur Artan Grubi e miratoi dhunshëm Ligjin e Gjuhëve. Kur sugjeruam se mund të lindin probleme që tani janë para Gjykatës Kushtetuese dhe për tejkalimin e saj. Mirëpo, zgjidhja është në dy faza. Faza e parë është e thjeshtë, ndërsa e dyta është politike në të cilën të gjithë do të duhet të diskutojmë së bashku”, shtoi Micevski.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, theksoi se ky problem me Inspektoratin rezulton nga miratimi i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Pres që të gjithë faktorët të ulen, të bisedojnë dhe të kërkohet zgjidhje e përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të punjësuarit në Inspektoratin të marrin paga.

“Mund të them se si koordinator dhe si grup parlamentar i LSDM-së dhe Koalicionit, vetëm ne nuk kemi votuar për Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (LOPOASH) dhe në debat kemi theksuar se ka një numër të parregullsive, mospërputhjeve që do të kontribuojnë për probleme të caktuara dhe sot e kemi këtë problem. Nuk është problemi i vetëm. Kemi pasur problem edhe me Agjencinë e Rinisë dhe Sporteve dhe institucione të tjera, për shkak të asaj dëshire për të sjellë disa zgjidhje ligjore në shirit të shpejtë që duhet të ulen dhe të konceptohen, jemi sjellë në situata të tilla në të cilat nuk ka zgjidhje dalëse. Pres që të ulet, do të kërkohet zgjidhje përkatëse dhe gjithëpërfshirëse. Qeveria mbron formimin e njëfarë agjencie për gjuhët të cilës duhet t’i përkasin Inspektorati për Gjuhën Maqedonase dhe Inspektorati për Gjuhën Shqipe. Presim të shohim se çfarë do të jetë zgjidhja kur të dorëzohet në Kuvend, mirëpo edhe ndoshta të gjejmë mënyrë që këta njerëz të jenë në funksion sepse praktikisht nuk ka subjektivitet juridik të këtij Inspektorati tani, e në të njëjtën janë parashikuar mjete financiare në Ministrinë e Drejtësisë për njëfarë institucioni që nuk ekzistojnë në aspektin juridik. Duhet të arrihet zgjidhje”, tha ai.

Spasovski theksoi se njerëzit nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike.

“Njerëzit nuk mund të jenë viktima të atyre lojërave politike dhe pikërisht lojërave politike të atyre që mbështetën zgjidhjen ligjore të LOPOASH-së dhe kanë lindur probleme të tilla që i kemi sot. Ja se si do të sillet shumica parlamentare sepse janë ata që duhet të vendosin gjërat dhe të miratohen zgjidhje të tilla ligjore. Ne kemi vullnet të mirë, jemi këtu për t’u ulur, për të diskutuar mbi baza parimore dhe mbi bazën e asaj të miratohen ligjet. Seanca e sotme është ]seancë e re dhe në këtë seancë nuk ka fare zgjidhje ligjore për të cilën duhet të votohet”, tha Spasovski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Koordinatori i grupit parlamentar të “Frontit Evropian”, Blerim Bexheti, theksoi se “nëse nuk preket statusi juridik i këtij organi, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjidhjen e problemit.”

“Është për të ardhur keq që pas mbledhjes së fundit në Qeveri, ata orientohen drejt grupeve parlamentare, që për shkak të mosvotimit nuk marrin pagë. Ne e konsiderojmë këtë çështje më serioze, sepse ky organ rrjedh nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është lek specialis dhe si i tillë ne e trajtojmë atë siç e shohin edhe ekspertët juridikë, pavarësisht nëse dikush i referohet LOPOASH-së ku të gjithë kemi votuar, megjithatë, propozuesi i asaj zgjidhjeje ligjore është dikush tjetër. Mendoj se kemi problem. Nëse nuk preket statusi juridik i këtij organi, ne jemi të gatshëm të japim kontribut për zgjidhjen e problemit. Kemi vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje edhe në pjesën juridike, që është shumë i ndjeshëm për shqiptarët, por edhe të punësuarit të marrin pagë”, tha ai.

Ai nuk ka dashur të paragjykojë nëse është e nevojshme një zgjidhje e re ligjore për zgjidhjen e problemit të të punësuarve të Inspektoratit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Unë thashë se tashmë kemi një konkluzion që të kemi koordinim të të gjithë koordinatorëve të grupeve parlamentare, t’i njoftojnë dhe të koordinohen me deputetët nga grupet personale parlamentare. Personalisht nuk konsideroj se duhet të ketë zgjidhje të re ligjore. Edhe në këtë zgjidhje ligjore ka aspekt juridik që do të rregullonte gjithë këtë. Vallë përmes interpretimit autentik, vallë përmes një mënyre tjetër, nuk do të doja të paragjykoja. Dëshiroj, në respekt ndaj rëndësisë së Institucionit dhe të punësuarit, të rezultojë një qasje shumë korrekte nga të gjithë të pranishmit”, tha Bexheti.

Koordinatori i grupit parlamentar të “Vlen”, Bekim Qoku , tha se nuk duhet “politizuar kjo çështje në kurriz të personave që punojnë në këtë institucion” dhe theksoi se subjektiviteti juridik i Inspektoratit do të mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Zgjidhja do të jetë urgjente dhe ne jemi shumë të interesuar për këtë meqë ka të bëjë me fatin e të punësuarve atje që nuk marrin paga dhe nuk kanë sigurime. Le të mos e politizojmë këtë çështje në kurriz të qytetarëve që punojnë aty. Ne jemi shumë të interesuar të gjejmë zgjidhje. Nuk duam të krijojmë pika politike nga gjendja e vështirë e të tjerëve. Nëse dikush përpiqet ta bëjë këtë, ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Subjektiviteti juridik i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, sikurse të gjitha inspektoratet me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, i cili u votua me shumicë absolute”, tha Qoku.

Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, theksoi se takimi me koordinatorët e grupeve parlamentare ishte konstruktiv. Ai shfaqi shpresën se në afat sa më të shpejt të mundshëm të gjejnë mënyrë për të zgjidhur problemin e pagave e të punësuarve të këtij institucioni.

“Ne tani për tani, përqendrohemi vetëm në një pikë – sa më shpejtë të gjejnë një mënyrë për të na i lëshuar mjetet. Për çështje të tjera, në takimet e radhës do të diskutojmë dhe do të informojmë”, tha Idrizi. Kryeministri Hristijan Mickoski tha dje në një deklaratë për mediat se pagat e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve nuk mund të paguhen para se të miratohej Ligji për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore.

“Prandaj edhe ishin në atë takim dy ditë më parë. Ligji do të jetë para deputetëve, në mënyrë që në përputhje me ndryshimet në Ligjin e njohur për publikun si LOPPASH, Inspektorati të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë hap të parë, në mënyrë që të mund t’i paguajmë pagat e fituara më me ndershmëri nga të punësuarit në Inspektoratin”, tha Mickoski.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nikolloski: Maqedonia do të ketë periudhën më të gjatë të shlyerjes së kredisë britanike
Next Article Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?