Në Shkodër janë numër 105 qendra votimi nga 405 qendra votimi në total. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkinë Fushë-Arrëz ka përfunduar numërimi në 16 qendra votimi nga 16 në total.
Në përfundim të procesit të numërimit të votave për bashkinë e Fushë-Arrëzit fitues është Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 41.93% ose 1315 vota. Ndërsa, Partia Socialiste ka marrë 36.26 % ose 1137 vota.
Në 16 qendra votimi të bashkisë Fushë-Arrëz, Partia Socialdemokrate ka marrë 621 vota ose 19.8%, Partia Mundësia 14 vota ose 0.45%, Koalicioni djathtas për zhvillim 7 vota ose 0.22%, Lëvizja Bashkë 8 vota ose 0.26% , Lëvizja Atdheu 3 vota ose 0.1%, Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 25 vota ose 0.8%, Partia Koalicioni Euroatlantik 3 vota ose 0.1%.
