By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon votimi/ Del EXIT POLL i parë: PS merr 79 deputetë. Basha, Shehaj, Qorri hyjnë në Parlament
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfundon votimi/ Del EXIT POLL i parë: PS merr 79 deputetë. Basha, Shehaj, Qorri hyjnë në Parlament
MaqedoniShqipëriTOP LAJM

Përfundon votimi/ Del EXIT POLL i parë: PS merr 79 deputetë. Basha, Shehaj, Qorri hyjnë në Parlament

admin
Last updated: 11/05/2025 20:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 maj – Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh.

Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e djathtë.

Më tej, janë Socialdemokratët e Tom Doshit, të cilët duket se finalizojnë sërish kur duhet dhe edhe me 2.2% të votave në rang kombëtar, ruajnë primatin e tyre të 3 mandateve në gjithë Shqipërinë.

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit. Ai e kalon për pak pragun kombëtar dhe arrin të finalizojë me mandat.

Fushata e gjerë në media sociale ndërkohë, duket se ka qenë efikase për Lulzim Bashën, i cili mandatin personal e nxjerr dhe në rang kombëtar merr 1.4% të votave.

Surpriza është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku dallohet një rënie e madhe prej sondazheve dhe me 1.8% të votave në rang kombëtar, rezulton se nuk prodhon asnjë mandat.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbyllen vendvotimet në Shqipëri
Next Article Digjet automjeti në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?