By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përgjysmimi i kuotës për punëtorët nga BP-ja, Ristevski: Mundësi e mirë për ta ruajtur fuqinë punëtore në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përgjysmimi i kuotës për punëtorët nga BP-ja, Ristevski: Mundësi e mirë për ta ruajtur fuqinë punëtore në vend
MaqedoniTOP LAJM

Përgjysmimi i kuotës për punëtorët nga BP-ja, Ristevski: Mundësi e mirë për ta ruajtur fuqinë punëtore në vend

admin
Last updated: 28/11/2026 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Propozimi i Qeverisë gjermane për uljen e kuotës vjetore të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor nga 50 mijë në 25 mijë prek edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët synojnë të punësohen atje, megjithatë zëvendësministri për Ekonomi, Marjan Risteski, e vlerëson këtë si mundësi për mbajtjen e fuqisë punëtore të kualifikuar në vend.

“Si shtet, do të ishim jashtëzakonisht të gëzuar nëse popullsia në moshë pune veçanërisht të rinjtë e aftë për punë do të qëndronin dhe do ta ndërtonin jetën e tyre këtu, në vend. Përmes planit tonë operacional dhe falë përpjekjeve të vazhdueshme të kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ne si Qeveri dhe si ministri po bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar punësim për të rinjtë. Duke tërhequr investime të reja dhe duke zbatuar masa aktive në tregun e punës, ne synojmë të sigurojmë që sa më shumë njerëz, veçanërisht ata në moshë pune të qëndrojnë në vend dhe të gjejnë punësim.”, – deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Edhe Oda Ekonomike Gjermane ka të njëjtin qëllim. Thonë se në vend operojnë mbi 150 kompani gjermane, të cilat ofrojnë kushte të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

“Ne angazhohemi që fuqia punëtore e kualifikuar të mbetet këtu. Siç e dini, kemi një numër të madh investimesh gjermane, fabrika që ofrojnë kushte të shkëlqyera pune dhe qëllimi ynë është që punëtorët e kualifikuar të qëndrojnë në vend dhe të gjejnë punësim të kualifikuar pikërisht këtu.”, – theksoi drejtoresha menaxhuese, delegate e Ekonomisë Gjermane – AHK, Maqedonia e Veriut, Antje Uandelt.

Një nga masat për përmirësimin e tregut të punës është edhe Ligji për Angazhimin e Përkohshëm, i cili synon të formalizojë angazhimin e punëtorëve sezonalë dhe personave që punojnë me angazhime afatshkurtra.

Risteski pranon se rezultatet ende nuk janë në nivelin e pritur, pasi zbatimi i ligjit është në fazën fillestare.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pa uniforma e me paga të vonuara, punëtorët e Higjienës Komunale nuk ndalen
Next Article Gjermania redukton kuotën e punëtorëve nga Ballkani: 25.000 në vend të 50.000

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?