Shkup, 26 korrik – Në një kohë kur në disa media janë publikuar lajme për përçarje brenda koalicionit shqiptar VLEN, katër liderët kryesorë të kësaj platforme – Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai, Zekirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku – kanë hedhur poshtë këto zëra me një veprim simbolik, shkruan zhurnal.mk.
Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët ku shfaqen të buzëqeshur dhe të bashkuar, e cila shoqërohet me mbishkrimin: “Krah për krah, në rrugën drejt fitores!”
Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje e qartë ndaj përpjekjeve për të krijuar përçarje brenda VLEN-it, duke theksuar qartë se bashkëpunimi mes liderëve mbetet i fortë dhe strategjik në funksion të qëllimeve të përbashkëta politike.
Nga rrethi i afërt i koalicionit VLEN, mësohet se puna për konsolidimin e strukturave në terren dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa liderët janë të vendosur ta çojnë përpara frymën e bashkimit dhe reformës në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Fotografia e publikuar është interpretuar si një sinjal i qartë se VLEN mbetet një trup i bashkuar përballë sfidave politike dhe një premtim për elektoratin shqiptar se kauzat e përbashkëta nuk do të zbehen për shkak të spekulimeve mediatike.