By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj, ky është Izet Mexhiti”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj, ky është Izet Mexhiti”
MaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj, ky është Izet Mexhiti”

admin
Last updated: 25/07/2025 00:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 korrik – Jetmir Asani ka ndarë një moment simbolik në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet duke pirë kafe me Izet Mexhitin – ish-kryetarin e Komunës së Çairit dhe aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Krahas fotografisë, Asani ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e Mexhitit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke e përshkruar atë si një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrën historike të qytetit. “Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj,” ka shkruar Asani, duke evokuar punën dhe përkushtimin e Mexhitit gjatë mandatit të tij në krye të Çairit, përcjell Zhurnal.mk.

Për Jetmirin, z.Izet Mexhiti – një emër që nuk është vetëm politikan, por simbol i përkushtimit dhe vizionit për qytetin. Si ish-kryetar i Komunës së Çairit për më shumë se një dekadë, Izet Mexhiti nuk ishte thjesht administrator, por kujdestar i trashëgimisë kulturore, përkrahës i zhvillimit urban dhe zë i fortë për nevojat e qytetarëve.

Sipas Jetmirit, nën udhëheqjen e tij, Çairi u transformua nga një komunë me sfida të mëdha në një hapësirë moderne, me infrastrukturë të përmirësuar, shkolla të reja, rrugë të asfaltuara që sot janë krenaria e komunitetit.

Ai e kuptoi më mirë se kushdo tjetër se Çairi nuk është vetëm një territor, por një ndjenjë, një amanet që duhet ruajtur me dinjitet.

Sipas tij, me respekt për historinë dhe vizion për të ardhmen, Izet Mexhiti gjithmonë e vendosi qytetarin në qendër të çdo vendimi. Ishte afër njerëzve, i pranishëm në çdo lagje, i ndjeshëm ndaj halleve të përditshme të qytetarëve, duke i kthyer institucionet në shërbim real të komunitetit.

Jetmiri kujton, trashëgimia që ai la pas në Çair është e dukshme: jo vetëm në projekte konkrete, por edhe në ndjenjën e besimit që qytetarët ndjejnë ndaj tij si drejtues i përgjegjshëm dhe i afërt.

Sot, emri i tij vazhdon të përmendet me respekt në rrugët e Çarshisë dhe përtej saj – si një lider që nuk harroi rrënjët, dhe që punoi me zemër për të ardhmen e Çairit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konsum i rritur dhe i pakontrolluar i ujit në Shkup, banorët në mënyrë racionale ta përdorin
Next Article Përkundër spekulimeve për përçarje, liderët e VLEN-it publikojnë mesazh uniteti: “Krah për krah, në rrugën drejt fitores!”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?