By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!
Maqedoni

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

admin
Last updated: 28/11/2026 15:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 nëntor, Argument – Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare për përgatitjen e dosjes së nominimit për trashëgimi botërore.

Xhamia e Larme në Tetovë do të propozohet për përfshirje në Listën Tentative të UNESCO-s, proces që shënon hapin e parë drejt kandidimit të saj për trashëgimi botërore.

Iniciativa është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, ndërsa ka marrë edhe mendim pozitiv nga Këshilli Nacional për Trashëgimi Kulturore.

Për koordinimin e aktiviteteve fillestare, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka formuar një grup pune që do të përgatisë dokumentacionin dhe do të zhvillojë aktivitetet e nevojshme për procesin e nominimit. Grupin e koordinon historiani i artit dhe konservatori i lartë Zoran Pavlov, ndërsa pjesë e tij janë edhe ekspertë të arkitekturës, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Xhamia e Larme konsiderohet një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX në Maqedoni. Ajo shquhet për pikturën unike murale, ornamentet gjeometrike e florale, peizazhet dhe ngjyrat e veçanta, ku ndërthuren ndikimet baroke dhe rokoko të Evropës me traditën arkitekturore osmane.

Kompleksi përfshin edhe një tyrbe të tipit të hapur, pranë xhamisë, e cila daton më së voni nga gjysma e parë e shekullit XVI dhe dëshmon për historinë e gjatë të këtij monumenti.

Përfshirja në Listën Tentative të UNESCO-s nuk nënkupton shpalljen e menjëhershme si trashëgimi botërore, por përbën fazën fillestare të procesit, i cili kërkon përgatitjen dhe dorëzimin e një dosjeje të plotë nominimi.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “E tha të vërtetën”/ Mexhiti për Ramën: Nuk është cenuar gjuha shqipe, përpiqemi ta avancojmë
Next Article U bllokua nga rënia e gurëve, Bashkia Himarë: Normalizohet qarkullimi në Qafën e Vishës, kujdes drejtuesit e mjeteve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?