By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbyllet manifestimi “Ditët e Diasporës”, në Podujevë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përmbyllet manifestimi “Ditët e Diasporës”, në Podujevë
Maqedoni

Përmbyllet manifestimi “Ditët e Diasporës”, në Podujevë

admin
Last updated: 16/08/2024 09:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”, për më shumë se dy javë, në Podujevë janë realizuar ngjarje të shumta kulturore e sportive, të cilat kanë sjell shumë gjallëri në qytet.

Manifestimi nisi më 26 korrik me koncertin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti” dhe zgjati deri të mërkurën më 14 gusht me finalen e turneut të verës në futsall , transmeton Telegrafi.

Komuna e Podujevës përmes një njoftimi i ka radhitur të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar.

“Aktivitetet kanë vazhduar me garat në arte marciale Brazilian “Jiu-Jitsu”, ku sportistë vendas e të huaj shfaqën shkathtësitë e tyre në këtë sport. Gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar gara edhe në pingpong, është mbajtur turneu i verës në futsall “Podujevë 2024” dhe është zhvilluar lojë në volejboll ndërmjet Klubit Llapi dhe Klubit Prishtina. Aktivitetet sportive kanë vazhduar me Kampin pesëditor të Karatesë në Parkun e Pishave e me një performancë nga Federata e Gjimnastikës në Bulevardin e Qytetit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ka pasur edhe aktivitete për të rinjtë, si sporti i kajakimit i cili u mbajt për herë të parë në liqenin e Batllavës.

“Në Liqenin e Batllavës është mbajtur edhe edicioni i parë i Festivalit “Kayak Fest Kosova”, ku përgjatë tri ditëve sportistë e qytetarë nga Podujeva e më gjerë kanë pasur mundësinë ta provojnë ndjenjën e kajakimit”, thuhet në njoftim.

Për më shumë se dy javë Sheshi “Katër Dëshmorët” është shndërruar në qendër kulturore e sportive. Aty janë mbajtur edhe dy koncerte të mëdha, janë mbajtur dy panaire artizanale ku janë ekspozuar produkte të ndryshme ushqimore, veshje kombëtare e gjëra tjera tradicionale, të përgatitura kryesisht nga gratë llapjane.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut
Next Article Masat kufizuese të MSh-së dëmtojnë bizneset, kërkohet subvencionimi i kompanive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?