By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmes projektit të Bankës Botërore do të modernizohen dhe lidhen sistemet pagesore të vendeve nga Ballkani Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përmes projektit të Bankës Botërore do të modernizohen dhe lidhen sistemet pagesore të vendeve nga Ballkani Perëndimor
Ekonomi

Përmes projektit të Bankës Botërore do të modernizohen dhe lidhen sistemet pagesore të vendeve nga Ballkani Perëndimor

admin
Last updated: 02/02/2024 12:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt  – Përmes projektit të Bankës Botërore për “Modernizim të pagesave të Ballkanit Perëndimor” në të cilin merr pjesë Banka Popullore, si dhe bankat tjera qendrore nga rajoni, me digjitalizim dhe lidhshmëri të mëtejshme të vendeve nga rajoni në fushën e pagesave, do të punohet në lehtësimin e tregtimit tejkufitar, rritjes së konkurencës dhe uljes së shpenzimeve për pagesa ndërkombëtare, të cilat aktualisht janë më të larta edhe deri në gjashtë herë në krahasim me vendet e BE-së.

Siç informojnë sot nga Banka Popullore, projekti që Banka Botërore e zbaton në bashkëpunim me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, Marrëveshja për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) dhe me mbështetje të Komisionit Evropian përbëhet nga disa shtylla.

“Një prej tyre i referohet miratimit të rregullores së BE-së në fushën e pagesave, e cila do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen më shpejt në Zonën e vetme evropiane të pagesave (SEPA), në përputhje me Planin e ri të Rritjes së Ballkanit Perëndimor në BE. Më tej, projekti ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës për pagesat, pra vendosjen e pagesave të shpejta dhe arritjen e ndërveprueshmërisë. Pagesat e shpejta mundësojnë transferim të menjëhershëm të fondeve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. Veprimtaritë e veçanta në kuadër të kësaj shtylle kanë të bëjnë me prezantimin e zgjidhjeve inovative fintek për kryerjen e pagesave, si dhe lidhjen me sistemin e shlyerjes së menjëhershme të pagesave (TIPS) të Eurosistemit”, sqarojnë nga Banka Popullore.

Digjitalizimi i pagesave, theksojnë nga  Banka Popullore, sjell përfitime për qytetarët, kompanitë dhe ekonominë dhe shtojnë se pagesat dixhitale mund të ulin kostot dhe të përmirësojnë aksesin në financa për rreth 1.9 milionë banorë në Ballkanin Perëndimor, të cilët aktualisht nuk kanë një llogari pagese, për të reduktuar pabarazinë gjinore, si dhe dallimet midis mjediseve urbane dhe rurale.

Sipas Bankës Popullore, për kompanitë, pagesat digjitale mund të sigurojnë qasje në depot e të dhënave (big data), por edhe të përmirësojnë likuiditetin. Për ekonominë, përfitimet konsistojnë në një mënyrë pagese më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë, e cila do të mbështesë flukset tregtare dhe financiare, por edhe transparencë më të madhe, e cila kontribuon në uljen e korrupsionit dhe ekonomisë gri, e cila sipas hulumtimeve reduktohet për 2 për qind, me rritje të pagesave digjitale për 10 për qind.

Drejtori i Drejtorisë për Sisteme të Pagesave në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, thekson se ky projekt e forcon bashkëpunimin rajonal dhe inkurajon integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA, që, thotë ai, do të sjellë më shumë përfitime për kompanitë. dhe qytetarët, veçanërisht pagesat ndërkufitare më të lira, më të shpejta dhe më të përshtatshme. 

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkupi sot sërish ndër qytetet më të ndotura në botë
Next Article BEST Mobiliti -NTA u bë anëtare e IRU-së dhe është garantuese nacionale për TIR

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?