By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmirësimi i demografisë së vendit, Vellkovski: Prioritet kryesor i shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përmirësimi i demografisë së vendit, Vellkovski: Prioritet kryesor i shtetit
MaqedoniTOP LAJM

Përmirësimi i demografisë së vendit, Vellkovski: Prioritet kryesor i shtetit

admin
Last updated: 10/07/2025 17:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Shfrytëzimi i potencialit demografik për zbatimin e politikave të përgjegjshme familjare duhet të jetë prioritet kryesor i shtetit. Kështu u shpreh zëvendësministri i Politikës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski, në debatin e kushtuar kësaj problematike. Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje dhe për të përmirësuar demografinë e vendit, nevojitet të zbatohen politika  të përgjegjshme familjare, të harmonizuara me politikat e punës, duke u ofruar çdonjëri shërbime dhe kushte më të mira të jetesës, tha ai.

“Të rinjtë që janë produktiv dhe kreativ janë faktori kryesor në gjithë këtë proces. E gjithë këtë mund ta bëjmë nëse kemi vende të sigurta të punës, paga të mira, siguri në sistemin ku jetojnë duke filluar nga gjyqësori, prokurori e deri tek kopshtet për të pasur ata ku t’i vendosin fëmijët e tyre brenda orarit të punës. Pra, të mos ketë lista të gjata të pritjeve për pranim të fëmijëve. Andaj themi  se duhet të përfshihen më shumë segmente.”, – deklaroi zëvendësministri i Punës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski. 

Me rastin e ditës botërore të popullsisë – 11 korriku, përfaqësuesit e  UNFPA-së në Shkup thanë se trendet demografike tashmë sfidojnë jo vetëm vendin, por të gjithë rajonin dhe botën. Andaj në këto momente nevojitet të zbatohen politika të përgjegjshme gjinore dhe politika transformuese gjinore.

“Qëllimi i demografisë është që e gjithë popullsia të vendoset në qendër të gjithçkaje që po bëhet në shtet, pavarësisht se a bëhet fjalë për shërbime shëndetësore, sociale, arsimore ose për zhvillim ekonomik. Çfarë do që të jetë, është më rëndësi njerëzit, jo vetëm se sa janë ata në numër, por edhe në strukturën e tyre, ku ata po ndodhen, si është gjinia e tyre, çfarë niveli arsimor kanë dhe cilat janë nevojat e tyre. Andaj themi se është më rëndësi që të shfrytëzohet potenciali i çdo njëri që e kemi në vend, por më pas dhe të tërheqim njerëz tanë të cilët kthehen në vendlindje.”, – theksoi shefja e Zyrës së UNFPA-së në Shkup, Afrodita Shala.

Këto politika duhet të përfshijnë edhe masa afatmesme dhe afatgjata, të cilët do të përfshijnë sektorin privat duke ofruar kushte më të mira të të punësuarve, e në veçanti grave të cilat do të kenë mundësi të zgjedhin se sa fëmijë ata dëshirojnë të krijojnë, pa iu rrezikuar vendi i punës dhe njëkohësisht nevojiten politika, të cilat do të shfrytëzojnë potencialin e moshës së tretë në tregun e punës. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare
Next Article MPJ dënon fjalimin e Ministrit Georg Georgiev, thirret ambasadori bullgar për bisedime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?