By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përplasjet VMRO-VLEN / Mexhiti: Të përqendruar në zgjidhje, jo në zgjedhje, përjashton zgjedhjet e parakohshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përplasjet VMRO-VLEN / Mexhiti: Të përqendruar në zgjidhje, jo në zgjedhje, përjashton zgjedhjet e parakohshme
Maqedoni

Përplasjet VMRO-VLEN / Mexhiti: Të përqendruar në zgjidhje, jo në zgjedhje, përjashton zgjedhjet e parakohshme

admin
Last updated: 05/11/2026 15:15
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka pranuar se mes partnerëve të koalicionit qeverisës ka dallime në qëndrime dhe përplasje pikëpamjesh, por ka theksuar se ato po trajtohen përmes komunikimit dhe takimeve të rregullta brenda koalicionit.

Duke komentuar deklaratat e VMRO-DPMNE-së, e cila e ka akuzuar VLEN-in se ka luajtur rolin e “kalit të Trojës” në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, Mexhiti tha se marrëdhëniet mes partnerëve nuk janë gjithmonë pa mospajtime, por se Qeveria ka kapacitet për t’i tejkaluar ato.

“Ne kemi takime të rregullta me kryeministrin Mickoski. Ne jemi partnerë në Qeveri. Por nuk mendojmë gjithmonë njësoj. Ka momente kur mendojmë ndryshe. Ka momente kur përplasemi në pikëpamje, por Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i mbyllur këto çështje dhe për të ecur përpara. Pra, ne jemi të përqendruar në zgjidhje, jo në zgjedhje. Ne takohemi vazhdimisht. Kjo nuk është e re, sepse takohemi rregullisht”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se prioritet i Qeverisë mbetet puna dhe realizimi i projekteve, duke theksuar se partnerët janë të përqendruar në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe jo në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar
Next Article VMRO-DPMNE sulmon Zhernovskin: Ka titullin e sekretarit ndërkombëtar, por nuk di çfarë ndodh në Evropë dhe në botë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?