By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve
Maqedoni

Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve

admin
Last updated: 10/07/2025 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve SKFM e pezulloi vendimin për grevë i cili duhej të realizohej sot, konfirmoi për MIA-n kryetari i SDKFM-së Aleksandar Tasevski.

“Ajo që kërkuam është të ecim përpara, kërkesa për punësimin e kontrollorëve dhe për kryerjen e një analize funksionale që do të përcaktojë se cilat vende pune dhe numër drejtuesish duhet të ekzistojnë është miratuar”, deklaroi Tasevski.

Megjithatë, paralajmëron se do ta kontestojnë konkursin e fundit për punësim për të cilin tashmë reaguan në paralajmërimin për grevën.

“Nuk ndalojmë këtu do të vazhdojmë të kërkojmë profesionalizëm. Ka parregullsi edhe në konkursin e fundit, ne përsëri dhamë mundësi, por dukshëm KD nuk ka qëllim të ndalet”, thotë Tasevski.

SKFM, përmes një njoftimi drejtuar udhëheqësisë së M-NAV më 16 të muajit të kaluar, kërkoi që njoftimi i fundit për punësime të reja të anulohet dhe të respektohen detyrimet nga Marrëveshja e vitit të kaluar, e cila ishte baza për pezullimin e vendimit të atëhershëm për grevë. Ata kërkuan zbatimin e menjëhershëm të pikave të paplotësuara të Marrëveshjes më së voni deri në fund të qershorit, ndërsa përndryshe njoftuan riaktivizimin e grevës sot.

Sindikata edhe në njoftimin reagoi për shpalljen e fundit për punësime të reja në M-NAV, të cilin e vlerësoi si “mosplotësim të nevojave reale, urgjente dhe thelbësore të kompanisë”. Ajo kërkoi anulimin e njoftimit dhe plotësimin përfundimtar të pozicioneve të punës përmes riorganizimit të punonjësve ekzistues në M-NAV përmes një njoftimi të brendshëm ose duke shtuar detyra pune për punonjësit e angazhuar në mënyrë të pamjaftueshme, si dhe riorganizime në departamente dhe riorganizim racional të kuadrit ekzistues.

Udhëheqësia e SHA në pronësi shtetërore për shërbime në navigimin ajror M-NAV, para tri ditëve përmes një kumtese njoftoi se ndërmerr hapa për ekipim me kuadro, zbatimin e teknologjive të reja, zëvendësim të pajisjes së vjetër dhe riorganizim.

Sipas M-NAV, njoftimet e planifikuara për punësim do të punësojnë njerëz për të zëvendësuar kolegët që kanë dalë tashmë në pension ose do të ushtrojnë të drejtat e tyre të daljes në pension në muajt e ardhshëm, ndërrime gjeneratash dhe arsye të tjera.

Siç theksuan, po bëhen përpjekje të mëdha që të stabilizohet kompania e cila me vite të tëra ishte mjet i udhëheqjes joserioze dhe të papërgjegjshme.

Sipas udhëheqësisë, ka rezultate nga riorganizimi dhe ndryshimi në qasjen e menaxhimit me kuadrot, ndërsa në gjysmën e parë të vitit janë realizuar me rezultate pozitive me rritje të numrit të fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut për mbi 12 për qind. Për gjashtë muaj janë realizuar 133 474 fluturime për dallim të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kur janë realizuar 119 972 fluturime duke përfshirë edhe fluturimet deri dhe nga Shkupi dhe Ohri.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Joveva: PE njeh identitetin dhe gjuhën maqedonase, ato nuk mund të merren as me lobim as me votim
Next Article Dy dëshmitarë të aksidentit fatal të Jotas japin një version të ri dhe kundërshtojnë atë të Gardës Civile të Spanjës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?