By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pirc-Musar: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së, çështjet dypalëshe të mos e bllokojnë zgjerimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pirc-Musar: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së, çështjet dypalëshe të mos e bllokojnë zgjerimin
MaqedoniTOP LAJM

Pirc-Musar: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së, çështjet dypalëshe të mos e bllokojnë zgjerimin

admin
Last updated: 28/11/2026 15:14
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 27 nëntor, Argument – Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, gjë që përbën edhe qëllimin kryesor të Procesit Brdo-Brijuni. Paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk mund të jenë realitet pa vendet e rajonit, ndërsa çështjet dypalëshe nuk duhet të ndikojnë në procesin e anëtarësimit, deklaroi sot nga Ohri presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, nikoqire e takimit të Procesit Brdo-Brijuni, dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Pirc Musar shprehu bindjen se një Bashkim Evropian i fuqishëm nuk mund të ekzistojë pa zgjerim.

“Fatkeqësisht, zgjerimi i Bashkimit Evropian ende po zhvillohet shumë ngadalë. Me të drejtë presim që vendet kandidate të zbatojnë reforma, të respektojnë sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane. Megjithatë, edhe Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë detyrimin e tij. Ne duhet t’u mundësojmë vendeve t’i përmbushin kriteret, në mënyrë që të arrijnë përparim të vërtetë. Në të njëjtën kohë, sinqerisht shpresoj që kësaj radhe të mbizotërojë arsyeja dhe që mundësitë për zgjerim të realizohen dhe të zbatohen pa asnjë pengesë, as nga vendet kandidate dhe as nga vendet anëtare të BE-së”, tha Pirc Musar.

Ajo theksoi se paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk mund të jenë realitet pa vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për procesin e zgjerimit dhe ta përshpejtojë atë.

“Le të jetë e qartë një gjë. Paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk mund të jenë realitet pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Shpresoj që kjo të jetë e qartë për të gjithë. Shpresoj sinqerisht që ne, si politikanë të BE-së, të bëhemi më seriozë dhe të bëjmë më shumë për këtë proces të zgjerimit, në mënyrë që ai të zhvillohet shumë më shpejt, sepse aktualisht është tepër i ngadalshëm. Personalisht, do të dëshiroja që çështjet dypalëshe të mos ndikojnë në procesin e anëtarësimit. Megjithatë, deri më tani nuk shoh se si kjo mund të zhvillohet ndryshe. Bashkimi Evropian do të duhet të mendojë se si t’i strukturojë proceset e anëtarësimit”, shtoi ajo.

Pirc Musar përsëriti qëndrimin se shumica e kualifikuar do të ishte një nga mekanizmat përmes të cilëve do të parandalohej që një shtet i vetëm ta bllokonte të gjithë procesin e zgjerimit duke përdorur të drejtën e vetos. Ajo theksoi se Sllovenia është në mesin e 15 vendeve anëtare të BE-së që e mbështesin këtë parim, ndonëse, siç tha, qeveria e re sllovene është disi më skeptike ndaj kësaj çështjeje sesa qeveria e mëparshme.

Sipas saj, dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë të qetë, me argumente dhe pa fyerje, por për këtë është e nevojshme që njerëzit e duhur të ulen në tryezën e negociatave. Ajo shprehu shpresën se Kroacia dhe Mali i Zi do t’i zgjidhin çështjet e tyre të ndërsjella, si dhe se Maqedonia do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë.

“Shpresoj sinqerisht që Kroacia dhe Mali i Zi t’i zgjidhin çështjet e tyre të ndërsjella, ndërsa po ashtu shpresoj me gjithë zemër që Maqedonia ta zgjidhë çështjen me Bullgarinë. Maqedonia është një nga vendet për të cilat ndiej dhimbjen më të madhe, sepse ka pritur më së gjati. E zgjidhi problemin me Greqinë, u kthye sërish në tryezën e negociatave, por u përball përsëri me një sfidë të re. Prandaj, shpresoj që një ditë kjo të marrë fund. Kjo është dëshira ime, por të gjithë duhet të punojmë për këtë”, u shpreh Pirc Musar.

Ajo theksoi se në Slloveni shpesh dëgjohen argumente kundër zgjerimit të BE-së, sipas të cilave pranimi i vendeve të reja do të nënkuptojë detyrime shtesë financiare për anëtarët ekzistues. Në përgjigje të këtyre qëndrimeve, Pirc Musar rikujtoi anëtarësimin e Sllovenisë në Bashkimin Evropian para 20 vjetësh, kur vendet më të vjetra anëtare kontribuonin financiarisht në buxhetin e BE-së, ndërsa Sllovenia përfitonte mjete nga fondet evropiane.

“A e dini cila është përgjigjja ime ndaj kësaj? Mbani mend se para 20 vjetësh, kur Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian, vendet më të vjetra anëtare paguanin për ne dhe ishin kontribuuese neto në buxhetin e BE-së, ndërsa ne ishim përfituese të këtyre fondeve. Por kjo do të ndryshojë edhe në të ardhmen. Si presidente e Sllovenisë, jam e vetëdijshme se edhe ne do të bëhemi kontribuuese neto dhe do të paguajmë më shumë për vendet që presin të bëhen anëtare dhe të na arrijnë. Dhe kështu duhet të jetë”, tha Pirc Musar.

Duke iu referuar rezultateve të Procesit Brdo-Brijuni, ajo veçoi bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve të punësimit të vendeve pjesëmarrëse si shembull të përparimit konkret. Pirc Musar ka propozuar që vitin e ardhshëm të organizohet një takim i veçantë i drejtorëve të shërbimeve të punësimit, ku do të përgatiteshin propozime konkrete dhe një plan i përbashkët veprimi për përmirësimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zvogëlimin e largimit të kuadrove të arsimuara.

“Të rinjtë nuk duhet të detyrohen ta kërkojnë të ardhmen e tyre diku tjetër, thjesht sepse ne nuk jemi në gjendje t’u sigurojmë të ardhme në vendlindjen e tyre. Edhe Sllovenia nuk bën përjashtim nga kjo. Edhe nga Sllovenia largohen njerëz, veçanërisht të rinj, ndoshta jo në numër aq të madh, por kjo ndodh. Prandaj, sot propozova që vitin e ardhshëm të organizojmë një takim të veçantë të drejtorëve të shërbimeve të punësimit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Detyra e tyre do të ishte të hartonin propozime konkrete dhe një plan të përbashkët veprimi për përmirësimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zvogëlimin e largimit të trurit”, tha presidentja sllovene.

Pirc Musar theksoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve nuk duhet të merren si të mirëqena, por duhet të ndërtohen mbi bazën e respektit të ndërsjellë, besimit dhe gatishmërisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ajo bëri thirrje për më shumë bashkëpunim rajonal dhe më pak ndarje, duke theksuar se çështjet e pazgjidhura të së kaluarës nuk duhet ta përcaktojnë të ardhmen e brezave të rinj.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin
Next Article Çupić: Të rinjtë duhet të përfshihen në proceset politike, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të natyrshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?