By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pista patinazhi në rrugët e Strugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pista patinazhi në rrugët e Strugës
Maqedoni

Pista patinazhi në rrugët e Strugës

admin
Last updated: 14/01/2025 19:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 14 janar – Rrugët e Strugës janë kthyer në pista patinazhi. Qytetarët mezi lëvizin, sepse një pjesë e mirë e tyre, veçanërisht rrugët anësore, si dhe trotuaret, nuk janë pastruar fare dhe janë mbuluar me akull. Ky është shembulli i rrugës që të çon në tregun e qytetit, i cili është mjaft i frekuentuar.

“Ky është një turp për Komunën e Strugës. Të rriturit që nuk kanë të rinj në shtëpi duhet të dalin, të bëjnë pazar, Shikoni rrugën së pari, ku është Komuna, ku janë financat. Kush e këtë pastrim së pari. Nëna ime theu këmbën tre vjet më parë,dhe tani ka frikë të dalë. Çdo gjë është ngrirë, nuk është pastruar, nuk është hedhur as kripë, as rërë, ndërsa marrin para. Mos vallë është vjedhur. Shiko çfarë është , ky është një turp. Duhet t’i alarmojmë të gjithë që ta zgjidhin këtë”, tha një banor.

“Është e vështirë, nuk pastrohet siç duhet. Por çfarë të bëjmë. Thuajse gjithmonë kjo përsëritet. Një rrugë pastrohet, kryesorja, të tjerat janë katastrofë”, shtoi një qytetar.

“Është e rrëshqitshme dhe e pakalueshme. Duhet të jemi të kujdesshëm. Lëvizja është e vështirë. Duhet të jemi të kujdesshëm, në mënyrë që të mos kemi fraktura. Zoti e dha, Zoti do ta marrë. Mendoj se Merko e ka theksuar këtë shumë herë”, tha një qytetar.

“Si ecni në rrugë? Të të them, është e vështirë. Është vetëm akull. Asgjë nuk është e pastër. Çfarë do ta porositni kryetarin e Komunës?Do ta porosis të pastrojë pak rrugët, meqë nuk është pastër. Shiko, në çfarë ngjan kjo”, theksoi një tjetër.

Disa nga qytetarët detyrohen ta pastrojnë vetë borën.

“A je i detyruar ta pastrosh vetë akullin? Që të mos biem, që të mos thyejmë këmbët, komuna në atë anë e pastroi, kjo anë jo, ajo u pastrua dje në atë anë. A ka njerëz që bien? Ka shumë prej tyre. Ka shumë borë në qytet”, shtoi një qyetetar.

Komuna e Strugës dje njoftoi se kompanitë me të cilat kishte lidhur marrëveshje, Komuna e Strugës, kishin qenë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku zhvillohet pa pengesa. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm kur përdorin automjetet e tyre. Heqja e dëborës, hedhja e kripës dhe rërës në terren do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne vazhdojmë të punojmë për të mirën e qytetarëve”, thonë nga Komuna e Strugës.

Të pastruara janë vetëm dy shëtitoret, bregu pranë Drinit të Zi dhe rrugët kryesore. Situata në Ohër është e ngjashme. Spitali Special Ortopedik, Sh. Erazmo, shprehet se vetëm dje u pranuan pesë pacientë, të cilët pësuan lëndime nga rrëshqitja në akull.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Princesha Kate në fazë përmirësimi nga kanceri
Next Article Nga nesër nuk do të vlejë shporta e fundvitit, çmimet do të varen nga tregtarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?