By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pjestarë i njësisë “Tigrat” përfundon në spital pas një lëndimi në kazermën “Ilinden”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pjestarë i njësisë “Tigrat” përfundon në spital pas një lëndimi në kazermën “Ilinden”
Maqedoni

Pjestarë i njësisë “Tigrat” përfundon në spital pas një lëndimi në kazermën “Ilinden”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden”, pas së cilës me automjet të Ndihmës së Shpejtë është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, lëndimi është raportuar më 19 nëntor, në orën 14:45. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

“Në lidhje me informacionet për një pjesëtar të lënduar të njësisë, ju njoftojmë se më 19.11.2026, në orën 14:45, është raportuar se një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste ‘Tigrat’ është lënduar gjatë drejtimit të motoçikletës në kazermën ‘Ilinden’. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria nuk bën të ditur se çfarë lëndimesh ka pësuar pjesëtari i njësisë, e as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Në reagimin e saj, MPB-ja ka hedhur poshtë edhe informacionet për ndikime partiake në organizimin dhe realizimin e trajnimeve për pjesëtarët e kësaj njësie.

“Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informacionet për ndikime të pretenduara partiake në organizimin dhe realizimin e trajnimeve për Njësinë Speciale Antiterroriste ‘Tigrat’”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Nga atje theksojnë se trajnimet zhvillohen sipas procedurave të përcaktuara dhe standardeve të sigurisë, në përputhje me nevojat e njësive speciale policore.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht përpjekjet për politizimin e trajnimeve dhe ngjarjeve që lidhen me punën e njësive speciale policore. Të gjitha aktivitetet në kuadër të trajnimeve organizohen në përputhje me procedurat e përcaktuara, standardet e sigurisë dhe nevojat e njësive”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ministria ka demantuar edhe pretendimet se rreth 30 pjesëtarë janë larguar nga Njësia Speciale Antiterroriste.

“Gjithashtu, demantojmë pretendimet se rreth 30 pjesëtarë janë larguar nga njësia”, thuhet në reagimin e MPB-së.

MPB-ja nuk sqaron nëse gjatë periudhës së fundit ka pasur largime individuale nga kjo njësi dhe as nuk ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të saj.

Në fund të njoftimit, Ministria thekson se do të vazhdojë ta informojë publikun në mënyrë transparente dhe se nuk do të lejojë që informacionet e paverifikuara dhe konstruksionet politike të dëmtojnë besimin në institucion dhe profesionalizmin e punonjësve policorë.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera zyrtare për gjendjen shëndetësore të pjesëtarit të lënduar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhjetëra të zhdukur pas zjarrit në një fabrikë në Indonezi, tre të vdekur
Next Article Komuna e Çairit pastron sërish Kodrën e Dizhonit, apelon për ruajtjen e pastërtisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?